Gossip

“SHKON NGA SHIU NË BRESHËR”/ Courtois ndërron sërish të dashurën (FOTO)

Thibaut Courtois nuk është në momentin e tij më të mirë. Transferimi i tij nga Chelsea te Real Madrid nuk ka rezultuar aq shumë pozitiv për të në aspektin sportiv.Krizë të vazhdueshme belgu ka pasur edhe në marrëdhënien në çift. Pasi u nda nga bashkëshortja e tij ai filloi një marrëdhënie të re sapo mbërriti në Madrid.

Portieri i Realit filloi një lidhje me prezantuesen spanjolle Alba Carrillo, por vetë lojtari e mohoi këtë në një intervistë për media. Fakti që Courtois e mohoi e ka acaruar Carillon, e cila shpërtheu në kritika të forta ndaj medieve dhe lojtarit për mënyrën se si e kanë trajtuar romancën e tyre dhe në atë moment i ka dhënë fund lidhjes.

Gjithsesi mediet kanë zbuluar se Courtois ka filluar një marrëdhënie të re me ish-banoren e “Big Brother”, Liz Emiliano, me të cilin ka rënë në kontakt fillimisht nëpërmjet Instagram-it. Ky është cilësuar si flirti më i ri i portierit, por situata përkeqësohet sepse Liz është mikeshë e Albas dhe nuk dihet si do reagojë kjo e fundit.

Një gjë është e sigurt: Courtois di vetëm të hyjë mes “zjarrit”.

Related posts

E BËN TATUAZH NË KËMBË/ Messi realizon ëndrrën argjentinasit Lamberti (FOTO)

Delo.autor

ZBULOHET SKANDALI I MBROJTËSIT TË PREMIER/ Alkool dhe marrëdhënie seksuale në grup me minorene

Delo.autor

ËSHTË TIFOZE E “ZJARRTË” E LAZIOS/ Bukuroshja “TËRBON” fansat me FORMAT e saj BOMBASTIKE (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment