Futboll Seria A Sport

EMRE CAN I HABITUR NGA MODESTIA E “CR7″/ “Qëndron me këmbët në tokë, nuk sillet si yll”

Karakteri i përulur i Cristiano Ronaldos (34 vjeç) i ka befasuar lojtarët e Juventusit. Ata që prisnin një qëndrim krenar të portugezit kanë gjetur një partner shumë ndryshe. Bonucci e nënvizoi para pak ditësh këtë gjë, ndërsa Emre Can theksoi modestinë e CR7 në radhët e Juventusit.

“Unë mund të them se Cristiano është një djalë mjaft i qetë. Ai qëndron me këmbët në tokë dhe nuk shfaqet me bashkëlojtarët  me statusin e yllit botëror, sikurse që është. Unë kam qenë i impresionuar nga kjo gjë”, – tha ndërkombëtari gjerman në një deklaratë për gazetën “Bild”.

Emre Can shpjegoi se Cristiano Ronaldo “është i pari që të thotë “përshëndetje” dhe “faleminderit” për çdo gjë. Ai sillet mirë me të gjithë lojtarët e tjerë, por edhe trajnerët, stafin drejtues… Befasia ka qenë e madhe kur kemi parë se sa normal ishte si njeri”.

Një tjetër lojtar i Juventusit, Leonardo Bonucci, foli më herët për yllin portugez dhe profilin e tij normal: “Ai është një djalosh i përulur, super i disponueshëm. Mënyra se si stërvitet dhe punon, edhe pse 33 vjeç, është një inkurajim për të gjithë. Ai ka fituar pesë “Topa të Artë”, ju vetëm mund ta admironi dhe të përpiqeni ta “kopjoni” atë”.

Related posts

Real Madrid projekton merkaton e verës, ja emrat e “nxehtë” në orbitën e “galaktikëve”

Sadik.Autor

ZHDUKJA E DAVID IBBOTSON/ Mbappe dhuron mijëra paund për gjetjen e pilotit të Sala

Delo.autor

ZYRTARE/ Publikohet lista e Portugalisë! CR7 i pranishëm, por edhe talenti i blerë nga Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment