Futboll Premier League Sport

SHPESH HERË NË QENDËR TË KRITIKAVE/ Jorginho “tradhton”: Nuk jam njeriu i Sarrit…

Nuk është kurrsesi një nga sezonet më të lehta, kjo e përjethuar deri tani nga Jorginho te Chelsea. Mesfushori i Bluve të Londrës ka përfunduar shpesh herë në qendër të kritikave, që e kanë akuzuar edhe si të përkëdhelurin e trajnerit Maurizio Sarri.

Akuza ndaj të cilave braziliani, nëpërmjet një interviste të dhënë për “The Guardian”, deshi të replikojë: “Nuk jam njeriu i Sarrit. Me atë kam vetëm një marrëdhënie shumë profesionale, brenda një loje që i përshtatet karakteristikave të mia”.

“Kur gaboj më kritikon njëlloj sikurse bën me të tjerët. Kritikat? Më japin forcë për të punuar më shumë, për të ndryshuar opinionet që kanë tifozët mbi mua. Ne kemi një stil loje shumë të organizuar, që kërkon shumë zotërim të topit dhe që mundëson kontrollin dhe fitimin e ndeshjeve”, vijoi Jorginho.

“Është e qartë që nevojitet kohë deri sa të gjithë ta asimilojnë. Të mos harrojmë që edhe Pep Guardiola ka hasur vështirësi në vitin e tij të parë në Premier League, kështu që është normale të ketë edhe trajneri Maurizio Sarri”, përfundoi mesfushori i Chelseas.

Related posts

NGA FORMACIONI MË I MIRË TEK MË I DOBËT/ Ja kush shkëlqeu dhe zhgënjeu në javën e 25 të Superiores…

Delo.autor

TRAGJEDIA/ Boksierja 18-vjeçare ndërron jetë 4 ditë pas humbjes me “KO” në ring

Delo.autor

Testi anti-doping tërbon Modric dhe De Jong

Delo.autor

Leave a Comment