Futboll Seria A Sport

SHPJEGON ARSYET E DËSHTIMIT NË DERBI/ Leonardo: Ja 3 gabimet që Milani nuk duhet t’i bëjë

Drejtori teknik i Milanit, Leonardo, flet rrallë në media, por kur e bën këtë gjë ka një mission të qartë. Pas humbjes 3-2 të kuqezinjve në derbi, drejtuesi i Milanit ka lëshuar një mesazh të qartë, si për trajneri Gennaro Gattuso ashtu dhe për skuadrën. “Sa herë që ka një humbje ka edhe një përse”, thotë Leonardo, që shpjegon se cilat janë arsyet e dështimit të Milanit në derbi. Sipas Leonardo, 3 janë gabimet e Milanit në derbi.

Ekip i përgjumur – “Milani erdhi në derbi plot entuziazëm, pas shumë rezultatesh pozitive, por fusha tregoi të kundërtë. Nuk e shfrytëzuam këtë faktor psikologjik. Një ekip pa grintë, i shkrefët dhe lojtarët dukeshin të trembur nga fakti që ishin favoritë për të fituar. Mentaliteti është një defekt ku duhet të punojmë”.

Formacioni dhe zgjedhjet taktike – “Zgjedhjet e trajnerit nuk ishin ato që prisnim, sidomos në aktivizimin e Suso, jashtë forme. Vërtet ka sjellë 30% të pikëve të Milanit këtë sezon, por është koha të pushojë pak. Po ashtu edhe aktivizimi i Paqueta, që duhej të luante më afër portës, që t’i jepte më shumë shtysë sulmit”.

Nervozizmi – “Skena e sherrit mes Biglia e Kessie nuk ishte një spektakël i bukur për t’u parë. Në këtë moment të sezonit, kur po i afrohemi fundit dhe synojmë kualifikimin në Champions League dhe trofeun e Kupës së Italisë, qetësia është arma kryesore. Nervozizmi është i patolerueshëm, pasi mund të na shkatërrojë dhe të humbasim ekuilibrat”.

Related posts

Halili me tone të ashpra: Nga sot nuk e bëjnë dot gazetarët formacionin, ja e vërteta e divorcit…

Isa.Autor

La Liga/ Andres Iniesta, ja historia si Barcelona nënshkroi me një nga më të mëdhenjtë

Sadik.Autor

U FTUA sërish nga PANUCCI/ Klubi italian bëhet krenar për emrin e lojtarit KUQEZI (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment