Futboll Premier League Sport

DEKLARATA E BUJSHME E YLLIT FRANCEZ/ Kriza Florentino-Raiola shkatërroi ëndrrën e Pogba, ja shkaku kryesor

Pas rikthimit të trajnerit Zinedine Zidane në pankinën e Real Madrid, nuk kaloi shumë kohë që mesfushori i Manchester United, kampion bote në fuqi me Francën, Paul Pogba të dilte me deklaratën e tij të bujshme.

Edhe pse me siguri a shkaktuar një stuhi në kampin e “Djajve të Kuq”, Pogba nuk është rezervuar aspak në superlativat e tij për teknikun francez dhe për vetë klubin e Real Madrid. “Real Madrid është një ëndërr dhe Zidane është trajneri…”, ishte thelbi i deklaratës së Pogba.

Një ëndërr që vetë Pogba ishte shumë pranë realizimit në verën e vitit 2016. Asaj kohe Zinedine Zidane kishte fituar trofeun e tij të parë të Champions League si trajner i Real Madrid, pasi zëvendësoi në pankinë Rafa Benítez. Fakt ky që i jepte francezit pushtetin për t’i kërkuar presidentit Florentino Perez, futbollistin e tij të dëshiruar, Pogba.

Ish-mesfushori i Juventus konsiderohej si një suport fantastik në mesfushë poër BBC, madje edhe vetë bardhezinjtë ishin të vendosur të shisnin futbollistin francez, ndërkohë që vetë Pogba synonte realizimin e ëndrrës, të vishte fanellën e Real Madrid.

Gjithsesi ekzistonte një problem, një pengesë e madhe aq sa për të bërë që negociatat të dështonin. Marrëdhënia e keqe mes Florentino Pérez dhe Mino Raiola, që daton shumë kohë më parë. “Sipas meje, Manchester United është më e fortë me Pogba, Real Madrid nuk do të ishte. Zidane e donte atë te Real Madrid, ishin gjithashtu edhe 5 ose 6 skuadra të tjera të interesuara. Zizou ka qenë një futbollist i madh dhe Real Madrid është një klub gjigant, por për mua Manchester United është më i fortë me Pogba”, deklaronte Mino Raiola, menaxheri i Pogba, në verën e vitit 2016.

Në atë merkato vere, Pogba u transferua te Manchester United, pasi “Djajt e Kuq” paguan shumën rekord prej 120 milionë euro te Juventus. Vetëm pak muaj më pas “Football Leaks” zbuloi se në atë transaksion, vetë Raiola kishte përfituar një komision prej 38 milionë euro. Ai mori 19 milionë euro nga shuma prej 120 milionë të paguara nga United dhe 19 nga kontrata e Pogba me klubin anlez, që skadon në vitin 2021.

Related posts

Seria B/ Entela e shqiptarëve me një këmbë jashtë kategorie, humbje për Bashën dhe Ndojin

Sadik.Autor

MERR FUND DILEMA/ ZIDANE telefonon MOURINHON, francezi i thotë se…

Isa.Autor

Ky është lojtari që do të zërë vendin e Ronaldos në Madrid

Sadik.Autor

Leave a Comment