Champions League Futboll Sport

SI KURRË MË PARË/ Juventusi thyen rekordin e stadiumit me arkëtimet nga biletat

“Allianz Stadium” është i veshur i gjithi bardhezi mbrëmjen e sotme, dhe i mbushur plot e përplot, të gjithë shpresojnë tek përmbysja e madhe ndaj Atletikos së Madridit.

Në sfidën e 201-të të luajtur në këtë impiant, që nga inaugurimi 7 vite e gjysmë më parë, sonte është thyer edhe një tjetër rekord. Stadiumi është i shitur i gjithi, me 41 mijë vende për spektatorët, dhe të ardhurat llogariten në 5.5 milionë euro.

Kjo shifër kalon atë të nëntorit të kaluar, në sfidën me Mançester Junajtid, ku u kap shifra e 5 milionë eurove, si dhe të Juve-Barcelona në 11 prillin e 2017-ës, ku u arkëtuan 4.6 milionë euro.

Related posts

EURO 2024/ Kombëtarja e plotë në Varshavë, gjithçka gati për duelin e parë me Poloninë

F.autor

KUPA E BOTËS/ Franca nuk ndalet. Mbappe shënon golin e tretë ndaj Argjentinës

Sadik.Autor

“EURO 2020 ËSHTË SKANDAL I VËRTETË”/ Belgjika e Holanda “shpërthejnë” për formatin e ri, ja deklaratat

Delo.autor

Leave a Comment