Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KALENDARI PËR BOTËRORIN 2022/ Publikohen datat e sifdave, ja kur do të luajë “Kombëtarja…

Faza eliminatore për zonën europiane të Kupës së Botës “Katar 2022” do të nisë në muajin mars në datat 24-25.

Në kalendarin paraprak të hartuar pas përfundimit të fazës së parë të Ligës së Kombeve, skuadrat e Europës do të nisin garën për të siguruar një nga 13 biletat e Botërorit në 24-25 mars.

Ndeshjet e dyta do të zhvillohen në datat 27-28 dhe 30-31 mars. Me përfundimin e EURO 2021-shit, eliminatoret e Kupës së Botës rikthehen në muajin shtator ku në datat 4-5 dhe 7-8 shtator zhvillohen takimet 5 dhe 6. Më pas faza e grupeve përfundon në 16 nëntor.

Ekipet që do të renditen të dytat më të mira në grupe do të provojnë shansin e fundit në play-off në mars të 2022-shit

Megjithatë, ballafaqimi i saktë mes kombëtareve do të përcaktohet në vijim nga FIFA.

Shqipëria është shortuar në grupin I me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon.

Related posts

NDRYSHON SËRISH AXHENDA/ Ja kur do të luhet super sfida Partizani-Skënderbeu

Delo.autor

SUPER LEAGUE/ Gjykata zvicerane presion Presidentit Ceferin: Larg duart nga Juventus, Reali dhe Barcelona

Delo.autor

PLAS TEK MANCHESTER CITY/ Lojtari i pakënaqur se nuk ishte titullar në finale kërkon largimin

F.autor

Leave a Comment