Futboll La Liga Sport

TELASHE PËR ZIDANE/ Dëmtimi i Hazard e “detyron” të kthejë sytë nga… Bale!

Eden Hazard nuk do të udhëtojë me Realin për transfertën me Celta Vigon në javën e parë të La Ligas. Sulmuesi belg është dëmtuar në kofshën e majtë dhe do të qëndrojë në infermieri për një javë.

28-vjeçari, blerja më e rëndësishme e “Los Blancos” në këtë merkato vere, detyrohet të shtyjë debutimin në La Liga. Ai konsiderohej i vetmi përforcim i verës që e kishte vendin të sigurt në formacion.

Kjo mungesa e madhe e detyron trajnerin francez të hedhë sytë nga ata lojtarë të cilët nuk i shihte ende gati për të qenë nga minuta e parë. Opsionet janë Bale, James, Vinícius, Jovic dhe Lucas Vázquez.

Sipas të gjitha gjasave, Hazard do të kthehet në formë të plotë vetëm pas pauzës së kampionatit për ndeshjet e kombëtareve.

Related posts

VONESAT NË STËRVITJE/ ​Dembele tallet kritikat për sjelljen e tij në rrjetet sociale… (FOTO)

Isa.Autor

MIQËSORJA/ Armand Duka LETËR tifozëve shqiptarë: Këto momente të këqija…

Sadik.Autor

TIRANA-PARTIZANI/ Ja arsyeja përse nuk luhet Derbi i Kryeqytetit në “Selman Stërmasi”….

Delo.autor

Leave a Comment