Futboll Seria A Sport

ICARDI VIJON “DUELIN” ME INTERIN/ Spalletti aleancë me klubin për të shpëtuar vendin e punës

Asgjë e re në lidhje me të ardhmen e sulmuesit argjentinas Mauro Icardi, që vijon duelon me klubin. Ai që qëndron në mes të dy llogoreve është trajneri Luciano Spalletti, që ashtu si sulmuesi nuk e ka aspak të sigurtë qëndrimin tek Interi sezonin tjetër. Zikaltërit kanë zbritur në vendin e katërt në renditje dhe rrezikojnë shumë.

Trajneri Spalletti përpiqet të ruajë ekuilibrat për të evituar kapitullimin që tani, ndaj ka vendosur të mbajë anën e klubit në lidhje me çështjen “Icardi”. Ai u shpreh se do të jetë klubi ai që do të vendosë për të ardhmen e sulmuesit edhe pse shpreson ta ketë sërish në dispozicion në pjesën e mbetur të sezonit.

“Nuk kam folur me Icardi, por kjo është një çështje e klubit dhe unë do të respektoj vendimin që do të marrë ai. Shpresoj që situata të zgjidhet për mirë sa më shpejt, pasi kështu penalizohemi të gjithë”, u shpreh Spalletti. Ai po përgatit Interin për ndeshjen e radhës në Europa League, ku zikaltërit do të luajnë ndaj Eintracht Frankfurt.

Related posts

“GRIEZMANN BËN SHAKA GJITHË DITËN”/ Rrëfehet mbrojtësi Lenglet: Sulmuesi po tregon formë jo të mirë, pasi nuk luan në…

Delo.autor

Salah pas “zhbllokimit”: Nuk shqetësohem nëse nuk shënoj, ja çfarë është më e rëndësishme…

Isa.Autor

KOMBËTARJA E MADHE MERR LAJMIN E KEQ/ Ylli i ekipit dëmtohet dhe humb eliminatoret e Botërorit. Ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment