Futboll Premier League Sport

SULMON DY TRAJNERËT E PREMIER/ Mourinho “thumbon”: Unë fitoj trofe kudo, ata shesin…

Ka nga ata që shesin një filozofi…dhe nga ata që fitojnë trofe. Ky është mendimi i Jose Mourinho-s, i cili bën pjesë në kategorinë e dytë. Është e vështirë ta kundërshtosh, duke parë se ai ka fituar trofe me çdo skuadër që ka drejtuar.

Për këtë arsye, ai e ka shumë  të vështirë të kuptojë pse trajnerë që kanë fituar më pak ose, akoma më keq, nuk kanë fituar asgjë, vlerësohen kaq shumë. Portugezi ka folur për këtë kontradiktë në “BeIn Sports” dhe ka shpjeguar filozofinë e tij. Që, në krahasim me atë të kolegëve të tij, është më pragmatike.

“Unë kam fituar trofe kudo që kam shkuar dhe për këtë arsye nuk mund të heq dorë nga mentaliteti im. Ndërkohë, disa trajnerë preferojnë të shesin idenë e një filozofie, por kjo është një gjë që mund të bëhet vetëm pasi ke fituar diçka”, ka thënë Mourinho.

“Special One” nuk ka përmendur emra, por duket i qartë sulmi ndaj disa ish-kolegëve të tij që, ndryshe nga ai, janë akoma në drejtim të një skuadre në Premier League. I pari që vjen në mendje është Klopp, që ka fituar trofe në karrierën e tij, por jo në drejtim të Liverpool-it. Një tjetër është Pochettino, që konsiderohet një nga më të mirët e kampionatit anglez, por që nuk ka fituar asnjë trofe.

Dhe nëse trofetë mungojnë, është e pamundur të flitet për një filozofi. “Nëse nuk fiton asgjë, për çfarë po flasim? Nëse skuadra jote luan mirë, skuadra jote fiton. Për këtë arsye nuk më pëlqen ky kontrast që ekziston sot në futboll”.

Me pak fjalë, sipas portugezit, mënyra më e mirë për të luajtur është ajo që jep rezultate dhe trofe. Një kundërpërgjigje për gjithë kritikat që ka marrë gjatë kohës që ka qenë në drejtim të Manchester United.

Dy vite në të cilat “Djajtë” nuk kanë luajtur një futboll të bukur, por që kanë arritur të fitojnë gjithsesi Kupën e Ligës dhe Europa League. Dy kompeticione në të cilat, sipas Mou, skuadra e tij ka luajtur më mirë.

Related posts

BULLGARI-KOSOVË/ Vedat Muriqi BARAZON për “Dardanët”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Riberi rinovon me Bajernin, Lorik Cana tallet me francezin: Nuk besoj se… (FOTO)

Sadik.Autor

Insigne: Cassano duhet ta fitonte ‘Topin e Artë’ kur nuk ekzistonte Messi-Ronaldo

Q.Autor

Leave a Comment