Futboll Seria A Sport

EGJIPTJANI SHMANGU NJË MASAKËR ME 51 STUDENTË/ Dybala i shkruan 13-vjeçarit: Je një hero, të ftoj në stadium që të…

“Je një hero, dua të të njoh”. Ky është mesazhi që Paulo Dybala i ka dërguar Rami-së, djaloshi me origjinë egjiptiane që ka shmangur një masakër në autobusin e shkollës me 51 studentë që udhëtonte nga Cremona drejt Milanos, duke njoftuar policinë me celularin e tij.

Shoferi ka dashur t’i vërë flakën mjetit dhe atyre që ishin në të, por karabinierët kanë arritur ta ndalojnë falë telefonatës që Rami Shehat i ka bërë babait të tij, teksa po bënte sikur po lutej.

Argjentinasi i Juventus-it ka mësuar për atë që ka ndodhur dhe ka kërkuar të vihet në kontakt me 13-vjeçarin e guximshëm, i cili është një tifoz i “Joya”-s.

“Kam mësuar se ke fanellën time dhe për atë që ke bërë do të më pëlqente të flisja me ty. Do të doja të ftoja në stadium që të shikoje një ndeshje, kur të kesh mundësi”.

Rami, i emocionuar, i është përgjigjur idhullit të tij: “Ç’kemi Paulo, jam Rami. Doja të të thoja se je futbollisti im i preferuar, e ndjek Juventus-in sepse ti je aty, kam edhe fanellën tënde të varur në dhomën time të gjumit. Ëndrra ime është të të takoj shpejt dhe të kaloj një ditë të bukur me ty. Do të isha shumë, shumë i lumtur të të takoja”.

Një ëndërr që mund të realizohet që të shtunën e ardhshme, me rastin e Juventus-Empoli, ose të shtunën e 6 prillit, kur në “Allianz Stadium” do të shkojë Milan-i.

Related posts

PAS ELEMINIMIT NGA EUROPA LEAGUE/ Gattuso: Më vjen të plas, Duhet ta hanim fushën pasi…

Isa.Autor

VIDEO/ Kryeqyteti zbardhet nga dëbora, ja si përjetohet në qendrën stërvitore të Tiranës

Q.Autor

NUK BËN PJESË TEK PLANET E SARRIT/ Klubi italian i kërkon informacione Juventus për Sami Khedira

Delo.autor

Leave a Comment