Futboll Seria A Sport

NGA HAKIMI TEK “DEMI” LAUTARO/ Conte buzëqesh për lojtarët e grumbulluar me kombëtaret

Një plus një nuk bën detyrimisht dy, në futboll. Nëse Konte do të mund të mblidhte paraqitjet në kombëtare të lojtarëve të tij dhe t’i bashkonte në laboratorin e “Appiano Gentile”-s, do të krijonte një pozicion efikas.

Megjithatë, trajneri zikaltër mundet vetëm t’i shijojë paraqitjet e lojtarëve të tij përreth botës. E gjithë energjia pozitive që mund të ndihmojë Interin të përballojë një muaj intensiv, me një ndeshje çdo tri ditë deri në pauzën për kombëtaret. Gjatë kësaj ndalese për përfaqësueset ka pasur gola të ndryshëm me ngjyra zikaltër: nga Eriksen te Vidal, nga Hakimi te Lautaro, duke kaluar edhe nga Pinamonti me U-21. Shumë gola dhe paraqitje të shkëlqyera, si tregues që skuadra e Interit është e pasur me zgjidhje.

BOMBERI ARTURO – Protagonist absolut i kësaj pauze është Arturo Vidal, ende një objekt misterioz si zikaltër, por udhëheqës i Kilit. Dy ndeshje me kombëtaren e tij, në grupin e kualifikueseve për “Katar 2022”, dhe tre gola: shumë, duke konsideruar që është ende “thatë” me fanellën e Interit. Një dopietë në fitoren 2-0 të skuadrës së tij kundër Perusë dhe gol në humbjen kundër Venezuelës.

KONFIRMIME – Përtej Vidalit, Amerika e Jugut u ka dhuruar zikaltërve edhe golin e Lautaro Martinezit kundër Perusë, që me sa duket, u sjell mirë lojtarëve të Interit. Në këtë rast bëhet fjalë për një konfirmim, duke parë momentin e mirë të formës së “Demit” edhe me Interin me dy golat radhazi kundër Realit të Madridit dhe Atalantës në mungesë të Lukakut.

Me golin e shënuar në orët e para të mbrëmjes së djeshme ndaj Perusë, e fituar nga Argjentina 2-0, Martinez arriti kuotën 11 realizime në 21 paraqitje me fanellën e “Seleçion”, statistikë që i jep si mesatare 0,52 pikë për ndeshje, më shumë se një gol çdo dy ndeshje.

RINGRITJE – E mbyllur këtu? Jo ende. Në Milano do të kthehen me një gol në valixhe edhe Hakimi dhe Pinamonti, shënues përkatësisht me Marokun kundër Republikës së Afrikës Qendrore dhe me U-21 kundër Luksemburgut.

Edhe për ta gjetja e besimit në kombëtare mund të tregojë shumë. Ish-lojtari i Realit vjen nga disa paraqitje nën nivel me gabime edhe vendimtare; italiani dëshiron të  gjejë më shumë minuta me Konten. Dhe frika në kombëtare për anësorin kaloi, lojtari me vitlindje 1998 ka luajtur 78 minuta në ndeshjen e fundit dhe është gati për Interin.

NUK KA PËRFUNDUAR – Ekzistojnë disa paraqitje që vlerësohen në të njëjtën mënyrë me golat e shënuar: Barela dhe Bastoni tashmë janë siguri të Italisë, Sançez dhe Perisiç luajtën 90 minuta me Kilin dhe Kroacinë. Dy italianët janë garanci për Konten, kiliani dhe kroati janë pjesë që mund të rezultojnë vendimtare.

E nuk ka përfunduar këtu, me lojtarë të ndryshëm zikaltër në fushë mbrëmë dhe që thonë fjalën e tyre në kombëtare përpara rikthimit në Milano me shumë energji pozitive. Për të pasuruar motorin e Kontes në prag të “turit të forcës” që nga këtu e deri në Krishtlindje, do të thotë shumë për ambiciet e Interit.

Related posts

(FOTO) ​20 klubet më të mira sipas UEFA-s, kryeson Real Madridi

Q.Autor

UELLS-DANIMARKË/ Të dyja kombëtaret kërkojnë kualifikimin në çerekfinale (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

REZULTOI ME DOPING NË FINALE ME JUVEN/ Reagon RAMOS, është një tentim për të…

Isa.Autor

Leave a Comment