Futboll Sport

TAULANT XHAKA FESTON DITËLINDJEN/ Graniti uron vëllain në mënyrën më të bukur në instagram (FOTO)

Taulant Xhaka dhe vëllai i tij Granit Xhaka janë ndër futbollistët më të talentuar shqiptarë të cilët janë të njohur ndërkombëtarisht.

Siç edhe ju mund ta dini, Taulanti luan me kombëtaren shqiptare ndërsa Graniti me atë të Zvicrës.

Pavarësisht se shpeshherë kanë qenë kundërshtarë me njëri-tjetrin në fushë, jashtë lojës ata cilësohen dy vëllezër që kanë një raport mjaft të mirë bashkë.

Ditën e sotme Taulanti feston ditëlindjen dhe nuk ka munguar një urim i ndjerë nga ana e Granitit.

Ky i fundit na ka emocionuar të gjithëve me dedikimin që i ka bërë vëllait në një ditë të shënuar si kjo e sotmja, përmes një postimi në Instagram.

“Për ty sot është një ditë shumë e veçantë andaj së bashku me gëzimin dhe gjithë rëndësinë e kësaj dite të veçantë për ty dhe gjithashtu për mu dhe të gjithë ata që të duan dhe ti i do! Të dëshiroj gjithë lumturinë e kësaj bote. Të dëshiroj suksese të mëdha në të ardhmen, vullnet në punë/ mësime. Të dëshiroj fat në të gjitha sferat e jetës dhe më së shumti të dëshiroj harmoni dhe lumturi me të gjithë ata persona që janë pjesë e jetës tënde. Urime ditëlindja vllau im”, shkruan Graniti krah fotos ku të dy shfaqen kokë më kokë duke fjetur gjumë.

Related posts

Brazil-Kosta Rika, formacionet zyrtare. A do të luajë Neymar?

Isa.Autor

NDESHJA KUNDËR TORINOS/ Gattuso: Higuain nuk do të jetë kurrë një…

Isa.Autor

TRANSFERIMI I PARË PREJ NJË VITI/ Tottenham shet në Kinë yllin e Belgjikës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment