Futboll Sport

Moura e pranon: Tottenham është një klub më i madh se PSG

Lucas Moura ishte i mërzitur që u largua nga “vëllai” i tij Neymar në janar, por mendon se i është bashkuar një klubi më të madh kur u transferua nga PSG te Tottenham.

Braziliani kaloi pesë vite në Paris, megjithëse ka një marrëdhënie të mirë me Neymar, eventualisht ka qenë blerja e ish-yllit të Barça-s që i preu biletën e largimit Moura-s.

“Neymar e kam si vëlla,” shprehet braziliani për Mail Online. “E dua shumë dhe kemi një marrëdhënie të ngushtë.

“U mërzita kur u largua nga Parisi për shkak të jetës aty, por kishte ardhur koha për një sfidë të re.

“Doja të luaja në një kampionat tjetër dhe ardhja në Angli ishte një mundësi e madhe për mua.

“Tottenham është një klub i madh. Mbase më i madh se PSG. Tani jam gati të jap gjithçka pasi kam zhvilluar të gjithë fazën përgatitore me ekipin.”

Related posts

GARË E “ZJARRTË” PËR NJË VEND NË CHAMPIONS/ Solskjaer shtang: As sezonin e ardhshëm nuk jemi gati të…

Delo.autor

PANUÇI PUBLIKON LISTËN E KOMBËTARES/ Futbollistët që do grumbullohen për dy ndeshjet e rradhës me Skocinë dhe Uellsin (EMRAT)

Isa.Autor

PLOT BEFASI/ Barcelona – Alaves, publikohen formacionet zyrtare

Isa.Autor

Leave a Comment