Futboll Sport

Tite grumbullon te Brazili dy talentet që po shkëlqejnë në Europë

Trajneri i Kombëtares braziliane të futbollit, Tite, publikoi listën me 23 lojtarët që do të grumbullojë për miqësoret në fundin e muajit mars dhe nuk mungojnë surprizat.

Tekniku i Seleçaos ka vendosur t’i besojë një vend në përfaqësuese talentit të Milanit, Lucas Paqueta, një futbollist që pasi ka impresionuar në kampionatin italian në pak ndeshje, fitoi edhe admirimin e trajnerit të Brazilit.

Paqueta, i cili debutoi me ekipin në shtator në miqësore, duke koleksionuar 55 minutat e para të lojës, gjithsesi nuk do të jetë e vetmja risi në grumbullimin e Brazilit për miqësoret ndaj Panamasë dhe Republikës Çeke.

E gjithë vëmendja e tifozëve është përqendruar në shpërthimin e momentit, Vinicius Junior, që do të ketë debutimin në Kombëtaren A, e me të gjitha gjasat do të jetë dhe në formacionin titullar.

Talenti i Realit të Madridit që po shkëlqen në La Liga me Blancos, do të shfrytëzojë mungesën e Neymar për të bindur edhe më skeptikët se e meriton një vend në ofensivën e Brazilit.

Këto dy miqësore në mars do të jenë të fundit për Seleçaon para listës paraprake për Kupën e Amerikës.

Me përjashtim të modifikimeve të vogla dhe dëmtimeve, nga këto emra do të dalin edhe pjesëmarrësit e turneut.

 

Related posts

DOLI KUNDËR KRIJIMIT TË SUPER LEAGUE/ Rummenigge bën “zjarrfikësin” mes Perez dhe presidentit të UEFA-s

Delo.autor

SKEMË SI KOMBËTARJA/ Jonuz “KOPJON” Rejan. Vllaznia gati të mposhtë Partizanin (FOTO)

Delo.autor

SULMOHET ME SENDE TË FORTA AUTOBUSI I LIVERPOOL/ Tullë drejt dritares ku ishte ulur Jurgen Klopp

F.autor

Leave a Comment