Futboll Sport

AKUZA E RËNDË/ Kardifi e braktisi Emiliano Salën

Pas vdekjes në mënyrë tragjike të Emiliano Sala, në aksidentin me avion, disa prapaskena të reja i zbulon ish-agjenti i futbollistëve, Uilli MekKej.

Djali i Uillit, i quajtur Mark, punonte për llogari të Nantës, dhe ishte agjenti që rregulloi transferimin e Sala tek Kardifi për 17 milionë euro.

Ndërkohë, Uilli u mor me organizimin e fluturimit, që do sillte argjentinasin me avion, por që për fat të keq përfundoi në mënyrë tragjike për të.

“Ne ishim në procesin e organizimit të një udhëtimi me avion për zotin Sala, derisa kjo ofertë u refuzua, pasi na u tha që futbollisti kishte planifikuar më parë udhëtimin, për të cilin Kardifi nuk kishte detaje. Jemi shumë të shqetësuar nga shkeljet që janë bërë në këtë udhëtim dhe duam përgjigje për detajet e kësaj tragjedie. Ai ishte braktisur në një hotel, pak a shumë iu desh të organizonte vetë gjithçka.

Askush në Kardif nuk dukej se e dinte çfarë duhej të bënte, ishte e sikletshme për një klub të Premier Ligës. Ata blejnë një futbollist për 17 milionë euro dhe e lënë vetëm, para një kompjuteri, për të gjetur linjë ajrore për të udhëtuar drejt Uellsit. Mendoj se Kardifi ka dështuar. Nga mënyra si kanë vepruar, ata janë një fatkeqësi. Është e turpshme të hidhet baltë edhe mbi pilotin, sepse ishte profesionist dhe i zoti, nuk mund të fajësohet ai për tragjedinë”, tregon Uilli MekKej, duke treguar se si e kishin braktisur Salan.

Më tej, ai sqaron se edhe klubi francez i Nantës, i detyrohet djalit të tij që mundësoi transferimin, shifrën e 1.5 milionë stërlinave, por që nuk i vendos paratë para jetës së njerëzve: “Megjithatë, nuk do të merremi me gjyqe. Nuk është çështje parash, dy njerëz kanë humbur jetën. Nuk vijnë paratë para njerëzve. Unë kam familje, nuk do grindem për ato para, nuk më interesojnë fare, të jem i sinqertë, sepse kam përjetuar ferrin këto javë”.

Related posts

Deklaratat e Mourinhos, reagon Guardiola: Janë qesharake

Q.Autor

Guardiola përgëzon të tijtë: Luajtën shumë mirë ndaj 10 vetave në zonë

Q.Autor

JUVENTUS-LAZIO/ Mandzukiç dyfishon shifrat, protagonist në gol dhe Ronaldo (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment