Futboll Seria A Sport

TRIUMFOJNË PA RONALDON/ Talenti Kean dhuron fitoren ndaj Empolit në 3 minuta

Juventus nuk ka zhvilluar një nga ndeshjet më të mira të sezonit, por ka arritur të marrë tre pikët pas fitores 1-0 ndaj Empolit në Allianz Stadium.

Skuadra e Allegri-t është fërshëllyer nga tifozët në fund të pjesës së parë teksa po futej në dhomat e zhveshjes, por pas pushimit ka dalë me e motivuar duke gjetur edhe golin e fitores.

Bardhezinjtë humbën sfidën e parë të sezonit përpara ndeshjeve ndërkombëtare dhe pritej reagimi ndaj Empolit.

Mungesa e Cristiano Ronaldo-s binte në sy, pasi në sulm vendasit kanë vuajtur të gjenin hapësira.

Megjithatë, futja në fushë e Moise Kean ka rezultuar një lëvizje e bukur e Allegri-t sepse tre minuta pasi është futur në fushë, italiani i talentuar ka gjetur golin e avantazhit.

Kean është lojtari më i ri (19 vjeç e 31 ditë) që shënon 8 golat e parë në Serie A që prej Mario Balotelli-t (18 vjeç e 242 ditë).

Kjo ishte fitorja e 25-të e bardhezinjve në 29 ndeshje të Serie A.

Related posts

U TRANSFERUA ME BUJË TEK REAL MADRID/ Zidane i kërkon lojtarit të gjejë një ekip tjetër

Delo.autor

Sulmuesin e PARTIZANIT s’e tremb konkurrenca, Shkurtaj një hap larg: Uroj të bëjë…

Isa.Autor

Mediat italiane PLASIN BOMBËN/ Napoli BLEN mesfushori e talentuar spanjoll

Sadik.Autor

Leave a Comment