Futboll Seria A Sport

U LARGUA GJATË NDESHJES/ Shpërtheu në lot pas dëmtimit, zbulohet kur rikthehet sulmuesi italian

Federico Chiesa u largua nga fushë në minutën e 35’-të të takimit Fiorentina-Lazio, që përfundoi në barazim 1-1.

Sulmuesi italian pësoi një tërheqje muskulore dhe u detyrua të lërë fushë, por Chiesa siç duket u tremb për një dëmtim të rëndë dhe shpërtheu në lot sapo u ul në stol. Në përfundim të ndeshjes ishte trajneri Stefano Pioli, i cili theksoi se 21-vjeçari do të rikthehet shumë shpejt.

“Federico është i dashuruar me këto ngjyrave dhe vuan kur nuk arrin të japë kontributin e tij për skuadrën. Shpresoj që ta kem të gatshëm për ndeshjen e së premtes kundër Cagliari-it”, tha trajneri, duke treguar se Chiesa do rikthehet shumë shpejt në fushë.

Related posts

“TANI DO ECIM PËRPARA PËR…”/ CR7 me fjalë dashurie për Juven, shpalos objektivin e tij për të ardhmen

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Kosova ngec ndaj Moldavisë, Kulolli shpëton “Dardanët”

Delo.autor

Gattuso: Milan mund të kishte fituar ndeshjen ndaj Fiorentinas

Q.Autor

Leave a Comment