Futboll Sport

E BUJSHME/ Skandal tjetër i “shpërthen” në dorë FIFA-s, ja faktet e zbuluara

FIFA duket se është e mbuluar e gjitha me skandale. Një tjetër ka shpërthyer këto ditë në lidhje me vendin organizator të Botërorit 2022 që do të zhvillohet në Katar.

Sipas asaj që raporton “The Sun”, Katari i ka ofruar një shumë të majme FIFA-s, vetëm disa ditë përpara se vendi arab të shpallej si organizator, për finalet e e Kupës së Botës.

Skandali qëndron në faktin se janë zbuluar disa dokumente, të cilat tregojnë se televizonin Al Xhazira, i drejuar nga Katari, ka nënshkruar një marrëveshje për të drejtat televizive, duke bërë një ofertë prej 310 milionë paund, ndërsa 77 milionë paund janë një “premio” nëse Katari do të shpallej organizator.

Kjo shumë parash është ajo që “minon”  FIFA-n e cila prej vitesh është nën hijen e skandaleve që kanë pushtuar botën e futbollit.

Related posts

JUVENTUS NXJERR YLLIN BRAZILIAN NË SHITJE/ “Zikaltërit” dhe Milan shfaqin interes për sulmuesin e “Zonjës së Vjetër”

Delo.autor

INTER-ATALANTA/ Asist perfekt nga Barella, “Demi” Lautaro shënon SUPER GOL ndaj “Të Kaltërve” (VIDEO)

Delo.autor

NDESHJA ME “QYTETARËT” NË CHAMPIONS / Real Madrid duhet të kalojë në “vrimë të gjilpërës” prej Covid-19

Delo.autor

Leave a Comment