Futboll Premier League Sport

U RIKTHYE NË KRYE TË PREMIER/ Guardiola: Jemi aty ku na takon, por kam shumë…

Manchester City u rikthye në krye të Premier League të dielën e kaluar, duke lënë pas me 1 pikë Liverpool, ndërkohë që janë ende edhe 9 javë kampionat. Për momentin “mision i përmbushur” për djemtë e trajnerit Pep Guardiola, që synojnë të ruajnë titullin fituar me shumë lehtësi një vit më parë. “Qytetarët” do të luajnë të shtunën ndaj Watford, ndeshje delikate për kampionët e Anglisë, që kanë edhe disa mungesa në formacion, sidomos në mbrojtje.

Mbrojtësit John Stones e Aymeric Laporte janë të dëmtuar, ashtu sikurse edhe mesfushorët Fernandinho e Kevin De Bruyne, të katër titullarë të skuadrës së City. “Të gjithë po përmirësohen gradualisht dhe besoj se një nga një do të rikthehen së shpejti. Madje Laporte është stërvitur e skuadrën dhe do të shohim nëse do të jetë gati për ndeshjen e radhës”, tha Guardiola, që u shpall “trajneri më i mirë i muajit shkurt”.

“Kevin nuk është ende gati, ndërsa Stones po rikthehet gradualisht drejt stërvitjes. Gjithsesi, me apo pa ata, ne tani jemi të parët dhe shpresoj që këtë pozicion ta ruajmë deri në fund. Edhe pse nuk ka qenë e lehtë arritëm sërish të kapim kreun, kur kjo dukej e pamundur. Nëse do t’i kem të gjithë lojtarët në dispozicion do të jetë më e lehtë, pasi tani sezoni bëhet edhe më i vështirë”, tha Guardiola.

Related posts

TRAJNERI I NJOHUR E THOTË HAPUR/ “Askush si VARANE, ai meriton Topin e Artë”

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist nga Alexander-Arnold, Mane ndëshkon Atletico Madrid (VIDEO)

Delo.autor

Davide Torchia: Rugani, është një nga lojtaret më premtues për Juventusin

Sadik.Autor

Leave a Comment