Futboll La Liga Sport

“U ZHDUK” NËN DREJTIMIN E SOLARIT/ Portieri Navas kritikon: Kurrë nuk mendoi t’i jepte një shans, pavarësisht…

Portieri i Real Madridit, Keylor Navas, ka kritikuar Santiago Solari, duke thënë se kurrë nuk mendoi t’i jepte një shans, pavarësisht nga ajo që kishte bërë nën drejtimin e trajnerëve të mëparshëm.

Navas startoi ndeshjen e katërt të sezonit në La Liga kundër Celta Vigo, të shtunën, duke shfrytëzuar mundësinë e dhënë nga Zinedine Zidane, pasi francezi u kthye në stolin e “Los Blancos”.

Portieri ishte titullar i rregullt në eksperiencën e parë si trajner të Zidane, duke fituar tri Liga Kampionesh nën udhëheqjen e mesfushorit legjendar francez. Sidoqoftë, ai u “zhduk” nën drejtimin e Solarit, që preferoi vetëm Thibaut Courtois.

Ndërkombëtari nga Kosta Rika tha se nuk kishte asgjë, që mund të bënte për të bindur Solarin, për ta aktivizuar. Unë kisha ndjenjën se, pavarësisht gjithçkaje që bëja në praktikë (stërvitje), nuk do të luaja, – tha Navas për “Cadena COPE”. – Megjithatë, kam qenë gjithmonë një profesionist. Kam qenë i motivuar që t’i bëj gjërat mirë, sepse jam i privilegjuar që bëj pjesë te Real Madridi“.

Navas, i cili u bashkua me të bardhët më 2014, është kontraktuar deri në mes të vitit 2021 në “Santiago Bernabeu”. 32-vjeçari tha se ishte i fokusuar te gjigantët e La Liga-s, por paralajmëroi se duhej të luante më shpesh: “Unë kam një kontratë. Fokusi im gjithmonë ka qenë Real Madridi, tani të presim atë që po vjen. Kam dhënë gjithçka për këtë klub dhe do të vazhdoj ta bëj këtë, për sa kohë të jem këtu, por nuk dua të kaloj edhe një vit tjetër duke ngrohur stolin“.

Related posts

Shorti ndaj Shakhtar/ Totti bën thirrje: Synimi duhet të mbetet Serie A

Q.Autor

DISFATA TRONDITËSE NDAJ CHELSEAT/ Xhaka tregon: Ja çfarë ndodhi tek dhomat e zhveshjes pas humbjes

Delo.autor

Luftëtari pa dy yje kundër Skënderbeut, Hasan Lika në alarm

Q.Autor

Leave a Comment