Futboll Premier League Sport

SFIDA MIQËSORE NDAJ PANAMASË/ Jesus “dorëzohet”: Pas Kupës së Botës kam menduar shumë, por nuk…

Gabriel Jesus tha se, pas Kupës së Botës në Rusi, ka kaluar momentin më të vështirë të karrierës. Sulmuesi i Manchester City dhe Brazilit pranoi se forma e tij sportive ka pasur një “stanjacion”.  Jesus u kritikua, pasi nuk shënoi dot asnjë gol në “Rusia 2018”, ndërsa Brazili u eliminua që në çerekfinale.

Përpara miqësoreve ndërkombëtare kundër Panamasë, të shtunën, dhe Republikës Çeke, tri ditë më vonë, Jesus u rrëfye për gazetarët: Ajo që ndodhi nuk peshon asgjë për mua sot, por ishte shumë e vështirë për t’u asimiluar. Familja dhe miqtë e mi më kanë ndihmuar shumë.

Nuk e jetoj këtë moment sot në klub për shkak të formës sime të dobët, por për shkak të periudhës së madhe që po kalon Sergio Aguero. Pas Kupës së Botës kam menduar shumë, ishte momenti im më i vështirë si futbollist, por nuk u mposhta. Kam punuar shumë që të rifitoj hapësirën time në ekip dhe kombëtare”. 

Jesus u transferua te kampionët e Premier League nga Palmeiras, në vitin 2017. 21-vjeçari realizoi 13 gola në Premier League, në 29 ndeshje të luajtura sezonin e kaluar, kur Manchester City fitoi titullin, edhe pse ka grumbulluar vetëm 6 gola në 23 ndeshje të këtij kampionati.

Kam folur shumë me familjen dhe miqtë e mi. Kam pasur një kohë shumë të mirë në karrierën dhe jetën time, i kam marrë gjërat shumë shpejt, – shtoi Jesus. – Sot mendoj se kam pasur një frenim dhe jo është normale. Jam 21 vjeç, nuk duhet t’i nxitoj gjërat.

Sot përjetoj një fazë si zëvendësues, por nuk stepem. Kërkoj të jem titullar në klubin tim, por po rivalizoj kundër një futbollisti, që është golashënuesi më i mirë i Manchester City, Kun Aguero , i cili më ka ndihmuar shumë. Jam duke punuar ditë pas dite, në përpjekje për të rifituar hapësirën time.

Kam pasur një dëmtim dy javë më parë dhe isha 10 ditë larg fushave. Tani po kthehem, po përpiqem të shërohem, sepse është një fazë vendimtare. Dua ta ndihmoj ekipin tim për të fituar titullin“.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Xhevahirët në shitje, Tirana kërkon 1 milionë euro

Delo.autor

NGA PORTA TEK SULMI/ Mes 6 të paprekshmëve mungon Ronaldo, trajneri Allegri ka ide të qarta

Delo.autor

SHUAN POLEMIKAT MBI COVID-19 DHE INJORON INTER NË LUFTËN PËR TITULL/ Ronaldo: Më mungonte futbolli

Delo.autor

Leave a Comment