Futboll Seria A Sport

VAZHDON KOLAPSI TEK REAL MADRIDI/ Ish-Presidenti i “Los Blancos” zbulon: Ja kur prezantohet traneri i ri

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon ka pranuar publikisht se javën e ardhshme me 90% të shanseve Jose Mourinho do të prezantohet si trajneri i ri i “Los Blancos”.

“Nuk e di saktësisht nëse do jetë ditën e hënë, sepse u përfol të shkarkohej Solari para ndeshjes me Valadollid. Ju e dini se Zidane është thirrur dhe ai ka thënë ‘Jo, nuk është ky momenti i duhur’. Mendoj se Mourinho është e vetmja zgjidhje dhe ai është i lumtur për t’u rikthyer”, tha Calderon në një prononcim për “beIN Sports”.

Ish-presidenti prej ditësh ka lëshuar aludime për trajnerin e ri të Real Madrid dhe tani duket mëse e sigurt se ndeshja ndaj Valadollid do jetë e fundit për Solarin. Mesa duket Jose Mourinho do të rikthehet në “Bernabeu” pasi drejtoi aty në sezonet 2010-2013.

Related posts

THEU RREGULLAT E KLUBIT/ “I penduari” Trashi, paqe me trajnerin Skënder Gega (VIDEO)

Isa.Autor

Kompeticioni i famshëm “përçan” Italinë/ “Luftë” për qindra milionë euro mes 2 qyteteve RIVALE

Isa.Autor

Juventus-Bologna., formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Leave a Comment