Futboll Sport

NIS NJË SULM VERBAL NDAJ ISH-YLLIT TË PSG-SË/ Patrice Evra “shpërthen”: Je një copë m*ti…

Patrice Evra ka nisur një sulm verbal të fortë ndaj Jerome Rothen dhe ka kërcënuar se do ta godasë atë në fytyrë, herën tjetër, kur të takohen. Francezi deshi të reagonte ndaj kritikave të Rothen, pasi kishte postuar një video të tij me Paul Pogba, duke festuar kualifikimin e Manchester United në çerekfinale të Ligës së Kampionëve “në kurriz” të PSG, të mërkurën në mbrëmje.

Në video, ish-mbrojtësi i disa skuadrave është parë duke bërtitur e festuar me zë të lartë në atë që duket zona e drejtorëve në “Parc des Princes”. Ky ishte momenti kur Evra shprehu kënaqësinë e tij për golin e Marcus Rashford nga penalltia, që rezultoi edhe goli kualifikues.  Për këtë arsye, Rothen e quajti 37-vjeçarin “mosrespektues”, ndërsa Evra u përgjigj me një reagim të habitshëm në rrjetet sociale.

Francezi postoi një video 9-minutëshe në llogarinë e tij në Instagram, ku e quan Rothen, ish-bashkëlojtarin te Monaco, një “copë mu*i”. “Më informuan se Jerome paska thënë disa gjëra të këqija për mua, – sqaron Evra, i cili ishte shok ekipi me Rothen, për dy vite, në “Stade Louis II”. Unë nuk e besova, por pastaj u shfaq videoja. Shpërblimin për ty prite herën tjetër. Sapo të të takoj, do të vë një byrek të mirë në gojën tuaj. Dhe mund të thuash: oh, ai është i dhunshëm, ai përgjigjet me dhunë

Unë do të ta mbyll gojën me një byrek. Do të takohemi. Ne hëngrëm në të njëjtën pjatë. Se çfarë thonë gazetarët, nuk më intereson, por nuk e prisja këtë nga ti. Ne kemi luajtur së bashku! Ju doni të përbaltni emrin tim. Je për mëshirë, di vetëm të gënjesh. Sinqerisht kjo më lëndon, por do të takohemi!

Këto nuk janë kërcënime të kota, ju e dini që ne do ta shohim njëri-tjetrin. Mbaj mend kur “L’Equipe” ju vlerësoi me notën pesë dhe shokët e tjerë të ekipit qëndronin më lart. Ju ishit paranojak i vlerësimeve, e thirrët gazetarin dhe e pyetët: Pse nuk më dhatë shtatë? Je një copë mu*i. Ndalo së thëni gjëra të këqija, gënjeshtra. Ki kujdes, sepse ne do t’i kryqëzojmë rrugët sërish, jam i sigurt se do pendohesh”.

Evra i justifikoi veprimet e tij në “Parc de Princes” dhe pretendon se po reagonte ndaj një mbështetësi (tifozi) tjetër gjatë asaj nate: Gjithë ndeshjen ishte një djalë i veshur mirë, me kostum, i ulur pas meje dhe Paul Pogba, që nuk pushoi së bërtituri “këtu është Paris”, duke shikuar vazhdimisht nga unë.

Nuk i thashë asgjë, deri pas përfundimit të lojës. Pastaj e kam regjistruar një video, në të cilën isha me Paul, duke bërtitur “këtu është Manchester”, si hakmarrje.

Shtypi francez mendon se unë jam një armik i shtetit, se jam kundër PSG, se mbështes protestat e jelekverdhëve. Nuk është faji im, që u eliminua PSG. Shtypi francez është tepër i fokusuar në festimet e mia, por nuk më intereson”.

Related posts

“Mbretërit” e Europës/ Surpriza më e madhe vjen nga Anglia këtë sezon

Isa.Autor

Ancelotti, trajneri i Italisë? Me Pirlon, Maldinin dhe Buffon në staf…

Sadik.Autor

“IMMOBILE NDËR MË TË MIRËT”/ Hysaj: Nuk ka ndryshim mes Reina dhe Strakoshës

Delo.autor

Leave a Comment