Futboll Premier League Sport

VENDOSI REKORD ME KOMBËTAREN ANGLEZE/ Liverpooli kërkon yllin e “Bluve të Londrës”…

Ditën e premte ka bërë debutimin me kombëtaren angleze në moshën 18-vjeçare (rekord, më i riu që vesh fanellën e “3 luanëve”) dhe 24 orë më pas bëhet objektivi i shumë skuadrave “big” në Europë. Përfshi edhe Liverpool, që po interesohet seriozisht për sulmuesin e Chelsea, Callum Hudson-Odoi.

Sipas të përditshmes britanike “Daily Mail” skuadra e trajnerit Jurgen Klopp kërkon të sjellë në “Anfield” talentin e futbollit anglez, duke qenë se te Chelsea nuk arrin të gjejë hapësira. Edhe pse Chelsea arriti ta mbajë lojtarin në ekip nga kërkesat e vazhdueshme të Bayern në merkaton e janarit “blues” nuk mund të rezistojnë shumë, duke qenë se oferta për Hudson-Odoi nuk mungojnë.

Kontrata e 18-vjeçarit skadon në verën e vitit të ardhshëm (2020), por Chelsea synon ta mbajë gjatë lojtarin, ose ta përdorë si kartë shkëmbimi me ndonjë yll tjetër. Trajneri Klopp synon ta bëjë lojtarin një titullar në formacionin e tij sezon tjetër dhe për këtë arsye është gati të ofrojë një shumë të konsiderueshme për talentin e ardhshëm të futbollit anglez.

Related posts

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Barcelona-Juventus. Rezultati 0-3

Delo.autor

Merkato e “zjarrtë”/ Jose Mourinho kërkon mbrojtësin e Milanit dhe Interit

Isa.Autor

PAS DËMTIMIT/ Sadiku: Refuzova Spanjën dhe Turqinë për Luganon për një arsye të vetme

Delo.autor

Leave a Comment