Futboll Sport

NGA JUVENTUS TEK INTERI/ Katër hijet e Kontes. Pesë pika të manualit të suksesit sipas tij

Qeshnin të gjithë, të mërkurën, tek Interi: trajneri, futbollistët, drejtuesit. Qeshnin për rezultatet, për titullin që afrohet. Edhe për mënyrën se si po ngjyroset ky triumf, të argëtuar nga polemikat lidhur me qendrat estetike dhe frekuentuesit e zakonshëm. A nuk është bukuri ky Inter që dominon kampionatin? Ndoshta është edhe çështje ADN-je zikaltër, sigurisht: Herrera, Trapatoni, Murinjo kanë qenë estetikisht jo të bukur. Me siguri është çështje e ADN-së së Antonio Kontes, personit të 102 pikëve te Juventusi, të Çelsit që ka fituar 13 ndeshje radhazi në Premier Ligë. Ky Inter po ecën me të njëjtën mesatare pikësh të atij Çelsi, thjesht për të krijuar një pikë referimi: në klube qëndron gjithmonë mbi mesataren e dy golave për ndeshje, gjithmonë nën një të pësuar çdo 90 minuta. Edhe në rast dyshimi, ja ku Konte ka krijuar te zikaltrit pesë ingredientë që kanë shndërruar grupin në një skuadër të fashës së parë: sulmi, mbrojtja, dhomat e zhveshjes, vertikalizimi dhe presingu; kështu ka qenë kudo me Konten.

SULMUES ELITARË – E bukur është “Lu-La”, dyshja e sulmit që Europa tani ka zili. Konte ka marrë meritat që i takonin në rritjen e të dyve. Lautaro sot është një lojtar totalisht i përmirësuar në lojën me shokët, përveçse në menaxhimin e sjelljeve brenda ndeshjes. Mbi Lukakun qëndron autografi i Kontes. Kur klubi kishte dyshime, nëse do të shpenzonte 75 milionë euro plus bonuse në verën e vitit 2019, trajneri kërcënoi edhe dorëheqjen. Sot të dy janë “binjakët” e golit dhe kanë kaluar 34 golat e dyshes Serena-Diaz.

MBROJTJA – E bukur është mbrojtja, me Handanoviçin sërish portierin me më pak ndeshje me gola të pësuar në kampionat. Konte ka ndërtuar një trio që mund të shndërrohet në një pikë referimi për Interin, njësoj si BBC ka qenë për Juventusin. Skuadra di kur të sulmohet dhe qëndron mirë nën presion. Mbrojtësit nuk janë të shpejtë, ndaj nuk është e këshillueshme të lënë hapësirë prapa.

GOL ME TRI PASIME – Bukuri është edhe thjeshtësimi i jetës? Arritja e objektivit me forcat në gatishmëri: sa herë është parë, gjatë këtij sezoni, Barela të nisë Lukakun në stil “futboll amerikan”? Ndryshimet e lojës janë të studiuara: tri pasime u nevojiten për të shënuar golin e dytë ndaj Sasuolos. Quhet shpejtësi aksioni, për dikë që ka në skaudër Hakimin, Barelën, Lukakun dhe Lautaron është një zgjedhje fituese.

 

HARMONIA – Konte ka shtuar edhe harmoninë pas largimit të Ikardit dhe Vandës. Nga ky Inter dallohet mbi të gjitha edhe kjo: Sançez, i cili pak herë e shikon fushën, ishte mes të parëve që festoi në rrjetet sociale për shokët. Po ashtu si Kolarov, në marzhe nga pikëpamja teknike, në “Appiano” të gjithë njohin rolin thelbësor në dhomat e zhveshjes.

EPOKA E RE – Juventusi më parë ishte makth, tani ndodh e kundërta. Do të jetë testi i fundit i forcës për të treguar vërtet një rritje. Shndërrimi në miqësore i ndeshjes që për një kohë të gjatë ka qenë e frikshme: çfarë bukurie apo jo?

Related posts

Galliani për derbin: Interi si ‘5 Yjet’, rreziku i madh i atdheut

Q.Autor

FYERJET RACISTE NDAJ YLLIT STERLING/ Hungaria i kundërpërgjigjet Anglisë: Harruat që tifozët tuaj u tallen me…

Delo.autor

Shpërthen De Lauretis, sulmon Sarri-n dhe mbron Juventus-in

Sadik.Autor

Leave a Comment