Futboll Seria A Sport

VENDOSI TË LARGOHET NGA CHELSEA/ Ylli i Belgjikës ëndërron të transferohet tek…

Për disa ditë ka shpresuar që ëndrra e tij të kthehej në realitet. Michy Batshuayi donte të transferohej me çdo kusht te Milan-i janarin e kaluar, kur Valencia vendosi ta linte të largohej, duke detyruar Chelsea-n të vihej në kërkim të një ekipi të ri për sulmuesin.

Ai konsiderohej një lojtar shumë premtues pak vite më parë, me londinezët që kanë shpenzuar 40 milionë euro për ta marrë nga Marseille. Gjithsesi, rendimenti i  tij në rënie ka detyruar klubin anglez që ta huazojë lojtarin.

Batshuayi shpresonte me të vërtetë që të kalonte te Milan-i në janar, në rast se nuk do të ishte mbyllur operacioni Piatek. Chelsea ka provuar ta përfshijë belgun në operacionin që dërgoi Higuain në “Stamford Bridge”, por Leonardo ka zgjedhur polakun në fund.

Pjesa tjetër është histori, me Batshuayi-n që ka përfunduar te Crystal Palace, ku ka shënuar deri tani 2 gola në 6 ndeshje. Duket se Milan-i do të mbetet vetëm një ëndërr për Michy-n.

Related posts

“PO VIJMË PËR TY SHKËR**ATË”/ Tyson Fury stërvitet me yllin e UFC-së në prag të sfidës me Joshua

Delo.autor

“DARDANËT” FANTASTIKË/ Kosova i jep tjetër leksion Suedisë dhe prek “ëndrrën” e Botërorit

F.autor

PAS DËMTIMIT NË KAVILJE/ Broja rishfaqet në stërvitje me Southampton, asnjë problem për sulmuesin “kuqezi” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment