Futboll Sport

“DO TË TË VRAS”/ Nuk kanë fund skandalet me presidentin e PSG-së. Gjyqtari i ndeshjes me Realin tregon dhunën

Naser Al Khelaifi, presidenti i PSG-së, ka qenë protagonisti negativ i mbrëmjes së të mërkurës. Pasi ka klubin e tij të eliminohej nga Liga e Kampioneve përballë Real Madrid, presidenti i francezëve, ka qenë pjesë e një incidenti të shëmtuar e pa precedent në këto nivele të futbollit botëror, pasi ka tentuar të sulmojë gjyqtarët dhe ka kërcënuar me vdekje një punonjës të klubit të Realit.

Pas përfundimit të ndeshjes, ai është ulur në dhomat e zhveshjeve dhe duke sharë e goditur dyert, ka tentuar të gjejë gjyqtarët për t’i sulmuar. Ai ka ngatërruar dhomë dhe është futur duke sharë në atë të një prej punonjësve të Real Madrid. Mediat spanjolle raportojnë se e gjithë skena është filmuar me celular nga një punonjës i klubit dhe aty Al Khelaifi është tërbuar edhe më shumë duke iu vërsulur atij, “Do të të vras” kanë qenë thirrjet e tij drejt punonjësit të Real Madrid, siç bën të ditur “Marca”. Vetëm ndërhyrja e truprojave ka evituar një situatë edhe më të rënduar, ndërsa Leonardo ka shërbyer si negociator që videot e regjistruara të fshiheshin nga celulari.

Por agresioni i Al Khelaifit, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ka qenë publik dhe ka përfunduar edhe në protokollin e gjyqtarit holandez Dani Makeli. Ky i fundit ka detajuar sjelljen e papërshtatshme të tij, duke bërë që kjo situatë të përfundojë edhe para komisioneve disiplinore të UEFA-s.

“Presidenti dhe drejtori teknik i PSG-së treguan një sjellje agresive dhe tentuan të hynin në dhomat e zhveshjeve të gjyqtarëve. Kur gjyqtari i kërkoi që të largoheshin, bllokuan derën dhe presidenti goditi me qëllim flamurin e një prej asistentëve, duke e thyer”, shkruhet në protokoll për sjelljen e Al Khelaifit pas përfundimit të sfidës.

Related posts

DALIN PAMJET/ Gjenden trupat e Kobe Brayant dhe 8 viktimave të tragjedisë ajrore

F.autor

E BUJSHME/ 22 milionë euro plus shërbimet e një lojtari, Verona merr ofertë të rëndësishme për Kumbullën

Delo.autor

NUK NJEH KURRË PUSHIM/ Strakosha maratonomak, ja shkëndijat e motivimit për portierin

Delo.autor

Leave a Comment