Futboll Premier League Sport

“VULOS FATIN TEK DJAJVE TË KUQ”/ Solskjaer: Kontrata ime aty ka përfunduar, ja e ardhmja ime

Kualifikimi që Manchester United arriti në çerekfinalet e Champions League, duke mundur 3-1 PSG-në në Paris dhe përmbysur disavantazhin 0-2 të ndeshjes së parë, praktikisht ka vulosur faktin që Ole Gunnar Solskjaer do të rikonfirmohet në krye të “djajve”. Trajneri norvegjez la në mes detyrën te skuadra e Molde 3 muaj më parë pas shkarkimit të Jose Mourinho.

Solskjaer, një ish-lojtar i Manchester United, ende ka kontratën si “trajner i përkohshëm” me këtë ekip, fakt të cilin norvegjezi e konfirmoi edhe sot. “Unë jam këtu për të punuar deri në fund të sezonit. Unë nuk e di të ardhmen time, por di që te Molde nuk do të kthehem, pasi e ndërpremë kontratën në mënyrë konsensuale pak muaj më parë”, tha Solskjaer.

Trajneri norvegjez, më tej shton: “Me klubin do të ulemi për bisedime vetëm në fund të sezonit. Nuk kam asnjë pretendim për momentin, pasi dua të jap maksimumin për këtë ekip çdo ditë, deri në fund të sezonit. Më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë. Deri atëherë jemi të gjithë në pritje dhe më pas do të vendosim”, u shpreh Ole Gunnar Solskjaer.

Related posts

NUK PO KALON NJË FORMË TË MIRË TEK ARSENAL/ Mustafi pranë transferimit tek…

Delo.autor

LEKSION FUTBOLLI/ “Shkërmoqet” Reali i Madridit, Eibari e mund lehtësisht (VIDEO)

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Ja çfarë humb Pogba ndaj Valencias… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment