Futboll Seria A Sport

SYNON TË “BLINDOJË” VENDIN E TRETË/ Gattuso paralajmëron Milanin dhe zbulon dëshirën

Milan-i do të kërkojë të blindojë vendin e tretë në kampionat në ndeshjen që do të luaje të shtunën në mbrëmje në fushën e Chievo-s. Trajneri i kuqezinjve, Gennaro Gattuso, ka paralajmëruar ekipin e tij në konferencën për shtyp.

“Është një ndeshje shumë e vështirë dhe duhet ta fitojmë. Duhet të bëjmë gjithçka është e mundur për të marrë tri pikët, por nuk do të jetë aspak e lehtë. Duhet të bëjmë kujdes, nuk mund të gabojmë”, ka thënë trajneri i “Djallit”.

OBJEKTIVI CHAMPIONS – “Nuk është vetëm Inter-i dhe Roma në garë, por edhe Lazio. Më vjen keq për Di Francescon, sepse ka marrë shumë rezultate të mira si trajner në Serinë A. Ranieri? Mendoj se është një trajner i rëndësishëm, ka realizuar një mrekulli sportive me Leicester-in dhe ka shumë eksperiencë. Më vjen mirë që është kthyer në  kampionatin tonë”.

SUSO – “Nuk mendoj se ka probleme fizike. 30% të pikëve që kemi grumbulluar janë meritë e tij. Unë kam parë pak lojtarë që të luajnë të gjitha ndeshjet në të njëjtin nivel. Ai mund të na ndihmojë të përmirësohemi akoma më shumë”.

E ARDHMJA – “Nëse unë humb dy ndeshje, atëherë jam në rrezik. Për këtë arsye nuk mendoj për kontratën. E ardhmja ime është ndeshja me Chievo-n. Vitin e ardhshëm mund të jem në Spanjë, në shtëpinë e dytë që kam”.

INTER-i – “Çështja Icardi? Unë duhet të mendoj vetëm për Milan-in, kam shumë lojtarë në dispozicion, duhet të bëjë zgjedhje, duhet ta mbaj ambientin të qetë. Rasti i Icardi-t mendoj se e ka përforcuar Inter-in, por unë duhet të mendoj vetëm për atë që ndodh në shtëpinë tonë”.

AJAX-i – “Do të më pëlqente ta shihnim edhe në Itali një lojë si ajo e Ajax-it. Ne jemi akoma shumë mbrapa. Lojtarët e datëlindjes 2000 dhe 2001 luajnë prej dy vitesh si protagonistë atje. Kanë një lojë shumë interesante”.

Related posts

“KEMI SKUADRËN MË TË…”/ Florentino Perez: Kemi blerë disa lojtarë të rinj, që do të jenë…

Delo.autor

Erdhi fitorja e parë në kampionat/ Flet blerja e bujshme e Interit: I lumtur që luajta titullar

Isa.Autor

Neymar tremb Brazilin: Nuk jam ai që kam qenë më parë!

Sadik.Autor

Leave a Comment