Futboll Seria A Sport

YLLI ARGJENTINA TEK JUVENTUSI/ Dalin në shitje fanellat bardhezi të Icardit

Kriza e Mauro Icardit me Interin vetëm thellohet dhe argjentinasi është i destinuar të largohet. Dilema mbetet se cila do jetë skuadra e ardhshme e tij. Juventus e ka kërkuar prej kohësh 9-shin zikaltër, mirëpo urrejtja mes tifozerive të dy klubeve bën që çdo hap të mendohet mirë.

Gjithsesi në Torino, në hyrje të “Allianz Stadium” nuk ka më dilema: Icardi është i Juventusit, prandaj kanë filluar të shiten fanellat e tij me numrin 9 mbi shpinë.

Një provokim nga Torino direkt për kampin zikaltër, që duket se do e ketë të vështire të zgjidhë ngërçin e krijuar mes tyre dhe ish-kapitenit që ia hoqën shiritin.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Pas një asist nga Mbappe, sulmuesi Benzema ndëshkon Belgjikën (VIDEO)

Delo.autor

“DUHET TË JESH GATI”/ Katër gola për të shkruar historinë, Lewandowski zbulon sekretin e tij

Delo.autor

MILAN INVESTON PËR TË ARDHMEN/ “Kuqezinjtë” arrijnë marrëveshjen me mesfushorin e talentuar belg…

Delo.autor

Leave a Comment