Futboll Premier League Sport

BËRI NJË SEZON FANTASTIK ME LAZION/ Ja dy klubet angleze që bien në “gjurmët” e Strakoshës

Bëri një sezon fantastik me Lacion dhe emri i tij është në listën e dëshirave të gjigantëve europianë të futbollit. Thomas Strakosha rikthehet të jetë një objektiv i klubeve angleze, atje ku rishfaqet edhe njëherë Totenhemi, të cilëve iu bashkohen edhe rivalët e Arsenalit.

Finalistja e fundit e Champions përgatitet që të ndërrojë mbrojtësin ekstrem, ndërsa “topçinjtë” bëjnë llogaritë edhe me largimin e Peter Çehut në fund të këtij sezoni. Lacio është gati të vlerësojë çdo ofertë nëse është e duhura. Mediat italiane raportojnë se Tare nga ana e tij është duke vlerësuar pistën Lafont në rast shitjeje të Strakoshës, ndërsa çështja e Bufonit për momentin mbetet një fantazi.

“Lacio nuk na ka kontaktuar kurrë. Por ata kanë një portier të ri dhe shumë të fortë dhe nuk kanë pse të vendosin në lojë rritjen e Strakoshës, i cili ka mbështetjen e tifozëve dhe Bufon e vlerëson shumë”, tha menaxheri i Bufonit, Silvano Martina.

Related posts

DËMTIMI I RËNDË/ Ja mesazhi RRËNQETHËS i Thiago Alcantarës për yllin e BARÇËS

Isa.Autor

“VËSHTIRËSITË NUK MË DRUAJNË, DO TË NDËRHYJMË NË MERKATO”/ Mehmeti: Titulli kampion? Pas kësaj jave do…

Delo.autor

ZYRTARE/ Fiorentina nënshkruan me Ribery: Ju tregoj se kush më shtyu të vij këtu

F.autor

Leave a Comment