Futboll Premier League Sport

YLLI BELG KËRKOHET NGA REAL MADRIDI/ Shoku i Hazard: Kurrë nuk na ka thënë për…

Willian është i bindur se Eden Hazard dëshiron të vazhdojë te Chelsea, pavarësisht interesimit të Real Madridit për të. Sulmuesi belg ka qenë i lidhur ngushtë me kalimin në kryeqytetin spanjoll gjatë vitit të kaluar dhe madje ka pranuar se ëndërron të luajë për të bardhët një ditë, referuar një interviste të tetorit të vitit të kaluar.

Klubi nga “Santiago Bernabeu” e ka rikthyer në fokus Hazard këtë javë, pas kthimit të Zinedine Zidane si trajner, duke vendosur kontaktin e parë me Chelsea, për të diskutuar disponueshmërinë e tij. Përpara sfidës së “Europa League” të së enjtes, kundër Dynamo Kiev, braziliani i “Blues”, Willian, u pyet nëse është i shqetësuar për Hazardin, se mund ta lërë klubin këtë verë:

“Është një pyetje e vështirë. Para së gjithash, shpresoj që ai të qëndrojë me ne. Sidoqoftë, në futboll, kurrë nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Natyrisht, Eden është një lojtar fantastik, një nga më të mirët në botë. Ai është miku im, një nga lojtarët më të mirë, me të cilin kam luajtur në karrierë. 

Shpresoj të qëndrojë me ne. Kjo është e gjitha. Nuk ka dyshim se ai është i fokusuar këtu, dëshiron të luajë e të na ndihmojë të fitojmë diçka këtë sezon. Kurrë nuk na ka thënë diçka për Real Madridin, apo gjëra të tilla”.

Related posts

U DËNUA PËR ABUZIM SEKSUAL/ Statuja e Dani Alves hiqet nga vendlindja e tij

F.autor

MALDINI DORËZOHET/ Nuk mund ta krahasojmë MILANIN me JUVEN, ata janë…

Isa.Autor

Ndodh për herë të parë në histori/ Diferenca me Barcelonën është më e madhe se me vendin e fundit

Q.Autor

Leave a Comment