Futboll Premier League

Chelsea/ Merkato e janarit, Luiz dhe Batshuayi të sakrifikuarit e Contes

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, është i përgatitur për të arkëtuar para këtë muaj me shitjen e David Luizit dhe Michy Batshuayit.

Sipas mediumit britanik The Times, të dy lojtarët janë në dispozicion për shitje pasi klubi dëshiron t’i financojë përforcimet, me Conten që thuhet se është duke kërkuar për një mbrojtës të majtë, një qendërmbrojtës dhe një sulmues të ri.

Dy prej tyre do të jenë për të zëvendësuar Luizin dhe Batshuayin, të cilët Conte i ka konsideruar të parëndësishëm për skemat e tij.

Luiz dhe Batshuayi nuk preferohen më nga Conte!

Mbrojtësi brazilian, Luiz është lidhur me Arsenalin, Real Madridin, Juventusin dhe Milanin.

Ndërkohë, Batshuayi nuk ka gjetur rrugën e tij në librat e mirë të Contes dhe ende nuk ka ndonjë ofertë të hapur për shërbimet e tij.

Nuk është e qartë se kush është në listën e ngushtë të Contes, edhe pse mbrojtësi i Juventusit, Alex Sandro, vazhdon të jetë i lidhur me një lëvizje në Stamford Bridge.

Sulmuesi i West Hamit, Andy Carroll, sulmuesi i Bayer Leverkusenit, Leon Bailey dhe ai Crystal Palacet, Wilfried Zaha shihen si emra për vijën sulmuese.

Ndërsa, për qendrën e mbrojtës emri më i përfolur është kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci

Related posts

STATISTIKAT/ Luajnë për trofeun e Kampionatit Europian, ja bilanci i Italisë dhe Anglisë…

Delo.autor

Lufta për “Dorashkën e Artë” të Botërorit, njihuni me pretendentët kryesorë (FOTO)

Isa.Autor

E PAZAKONTË/ Luajti përkrah ish-lojtarit të Interit të tripletës, kush është 64-vjeçari që debutoi në kampionatin italian

Delo.autor

Leave a Comment