Futboll Premier League Sport

YLLI HERO ME TRIPLETË/ Sterlig mposht Watfordin dhe qëndrojnë në krye të Premier

Raheem Sterling ishte njeriu i ndeshjes me tre golat e tij brenda 15 minutave gjatë pjesës së dytë. Në fund, Manchester City fitoi 3-1 ndaj Watford dhe do të qëndrojë në krye të Premier League për të paktën edhe një javë tjetër.

Pas një pjese të parë të vështirë për Citizens, të cilët nuk arritën të depërtonin në prapavijën e Watford, golat shpërthyen në pjesën e dytë.

Sterling ka zhbllokuar rezultatin me shumë fat në minutën e 46’ dhe dyfishoi katër minuta më pas.

Në minutën e 59’ vulosi fitoren e vendasve duke kompletuar edhe tripletën e tij në më pak se çerek ore lojë.

Kjo ishte tripleta më e shpejtë që prej asaj të Romelu Lukakut të shënuar kur ai ishte tek Everton ndaj Southampton, për 11 minuta dhe 37 sekonda.

Watford shënoi golin e nderit në minutën e 66’ kur të porsa futurit në fushë Deeney dhe Deulofeu kombinojnë duke gjetur golin.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, megjithëse City prodhoi disa mundësi të mira, por pa arritur t’i shfrytëzojë.

Related posts

Marc Marquez triumfon në Austin për të shtatin sezon

Sadik.Autor

ZGJODHI GREQINË PARA SHQIPËRISË/ Trajneri zbulon emrin e “Tradhtarit”

Isa.Autor

MANCHESTER UNITED NË PANIK/ Ronaldo takim me drejtuesit e klubit, largohet nëse…

Delo.autor

Leave a Comment