Futboll La Liga Sport

FITORE E 4 RADHAZI/ “Pleshti” “vulos” me përmbysje dhe parakalon Iniestan

Barcelona ka marrë fitoren e katërt radhazi në La Liga pasi ka mundur 3-1 Rayo Vallecano-n në “Camp Nou”. Nuk ka qenë një fitore e lehtë për vendasit, të cilët e kanë parë veten në disavantazh në minutën e 24-t.

Ka qenë De Tomas që ka zhbllokuar takimin pas një kundërsulmi perfekt të miqve. Gjithsesi, festa e Vallecano-s nuk ka zgjatur shumë, me katalanasit që kanë barazuar në të 38-ën me Gerard Pique, i cili është bërë mbrojtësi me më shumë gola të shënuar me kokë në këtë sezon të La Liga-s (3).

Përmbysja e Barçë është kompletuar në minutën e 50-të të pjesës së dytë, kur Messi ka transformuar në gol një penallti të fituar nga Semedo. Ky ka qenë goli numër 409-të i “Pleshtit” në ndeshjet e kampionatit spanjoll të luajtura me Barcelona-n, me 200 nga këto realizime që kanë ardhur në takimet e luajtura të shtunave.

Gjithashtu, argjentinasi është bërë edhe lojtari i dytë me më shumë ndeshje të luajtura në La Liga me katalanasit, duke lënë mbrapa Andres Iniesta-n. 443 ndeshje për Messi-n, 442 për ish-mesfushorin e Barçës. Vendin e parë e mban Xavi me 505.

Tetë minuta para fundit ka ardhur edhe goli i Luis Suarez, që ka fiksuar shifrat në 3-1 dhe i ka siguruar tri pikët skuadrës së Valverde-s, që kryeson renditjen me 63 pikë, shtatë më shumë se Atletico e vendit të dytë dhe 15 më shumë se Real-i i vendit të tretë.

Related posts

Sinan Idrizi: Flamurtari ka problemet e veta, duhen marrë përgjegjësitë

Sadik.Autor

FAMA E RONALDOS/ Portugezi mundohet të fshihet, milanezët e rrethojnë (VIDEO)

Isa.Autor

RREZIKON VENDIN E TRETË NË PREMIER/ Pochettino: Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër…

Delo.autor

Leave a Comment