Futboll Premier League Sport

YLLI PRET TË NISË AVENTURËN E RE/ Ish-mbrojtësi i “Topçinjve”: Nuk e kuptoj zgjedhjne e Ramsey, Juventus është…

Aaron Ramsey po pret me padurim që të nisë aventurën e tij tek Juventus. Mesfushori uellsian, i blerë nga klubi bardhezi në merkaton e janarit, do të duhet të presë fundin e sezonit për të veshur fanellën e kampionëve të Italisë. Gjatë kësaj kohë, ai do të kërkojë të japë maksimumin për ngjyrat e Arsenal-it.

Gjithsesi, vendimi i yllit të “Topçinjve” për t’u transferuar tek gjigantët e Serisë A nuk është pëlqyer nga Tony Adams, legjendë e klubit londinez.

“Besoj se është normale që të ketë dëshirë të provojë një eksperiencë të re,m por ai është shumë i aftë, – ka thënë ish-mbrojtësi për Sky Sports. – Një lojtar si ai nuk duhet lënë të largohet”.

“Nuk e kuptoj pse ka zgjedhur Juventus-in, një skuadër që është shumë më e vogël se Arsenal-i. Ndoshta të tjerët e mendojnë ndryshe, por unë mendoj se Topçinjtë janë më të mëdhenj se bardhezinjtë”.

Related posts

PAS FITORES NDAJ SCHALKES/ Guardiola: I falëm dy gola, nuk jemi akoma gati për…

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Wigan – City

Q.Autor

KUJTON SFIDËN ME LEGJENDËN PELE/ Aktori i njohur Stallone: Theva gishtin për t’i pritur penalltinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment