Futboll Sport

E BUJSHME/ Te Shqipëria është titullar i padiskutueshëm, Milani përgatit sulmin për futbollistin e Kombëtares

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli në fund të sezonit, ku i përfundon edhe kontrata, teksa kjo është e sigurt. Mbrojtësi i Kombëtares, nuk ka rinovuar me të kaltrit dhe tashmë agjenti i shkodranit ka konfirmuar se në merkaton e verës do të vazhdojë karrierën diku tjetër.

Hysajn mund ta shikojmë me fanellën e Milanit, duke filluar që nga sezoni tjetër. Sipas “Sportitalia”, futbollisti ndiqet nga Milani, që e shikon si të rëndësishme për ta afruar me parametër zero. Drejtuesit kuqezi po mendojnë për një mbrojtës të djathtë për sezonin tjetër dhe Hysaj shihet si zgjedhje e duhur, pasi ka eksperiencë në Serinë A, por edhe në Ligën e Kampioneve.

Te Milani nuk kanë ndërmend të blejnë kartonin e Diogo Dalo nga Junajtid, pasi preferojnë që më mirë të shpenzojnë për Tomorin te Çelsi, me anglezin që ka shkëlqyer te kuqezinjtë deri tani.

Në këtë mënyrë, Maldini ka “piketuar” Hysajn, si zgjedhjen ideale, pasi nuk do të duhej as të shpenzonin për ta afruar. 27-vjeçari ka treguar një formë të mirë me Napolin në ndeshjet e fundit, teksa është edhe një titullar i padiskutueshëm te Shqipëria.

Related posts

“E DUA NË ITALI”/ Videoja që do ta bëjë Ronaldon të pendohet që e ftoi Messin të luajë në Serie A

Isa.Autor

“KJO SKUADËR DO TË NA ARGËTOJË”/ Legjenda Puyol: Ja basti që kam vënë pasi Xavi mori drejtimin

Delo.autor

Shokohet PSG/ Neymar është sëmurë, rrezikon ndeshjen e rëndësishme

Q.Autor

Leave a Comment