Futboll Seria A Sport

YLLI U KTHYE NË QENDËR TË KRITIKAVE/ Balotelli shpërthen: Gënjeshtër, mjaft shpikët histori rreth meje

Mario Balotelli dhe Olympique Marseille duhet ta kthejnë “fletën”. Skuadra e drejtuar nga Rudi Garcia humb 3-1 kundër PSG, ndërsa sulmuesi italian është kthyer në qendër të polemikave. Në fund të ndeshjes kundër kampionëve francezë, “SuperMario” përdori rrjetet sociale për të shfryrë dufin, pasi ishte “viktimë” e një provokimi tjetër.

U shkruajt se sulmuesi kontravers italian kishte përgatitur një festë të veçantë, në rast shënimi të golit. Nëse rrjeta e PSG do të ishte tundur prej tij, Balotelli do të zbulonte një bluzë tjetër, që e mbante veshur, poshtë asaj të Marseille, në të cilën kishte stampuar foton e Rashford. Ky i fundit ishte sulmuesi i Manchester United, që “vulosi” eliminimin e PSG në 1-8 finale të Ligës së Kampionëve.

Mario iu përgjigj këtyre thashethemeve mediatike në profilet e tij në rrjetet sociale, duke kërkuar të mos shpikin histori rreth tij: “Kjo është një gënjeshtër”. Për t’u harruar ishte performanca e Balotellit në këtë klasike franceze. Ai doli jashtë fushe, kur u zëvendësua në pjesën e dytë nga Yohann Pelé, i detyruar të zëvendësojë portierin Mandanda, i ndëshkuar me karton të kuq.

Related posts

Guardiola “shënjestron” Thiago Alcantaran, gati 50 milionë euro

Sadik.Autor

ÇFARË PO NDODH? Kamerat kapin një VEPRIM TË ÇUDITSHËM të Gareth Bales (VIDEO)

Isa.Autor

ZBULON OBJEKTIVIN E TIJ/ Vrioni synon të arrijë në Kombëtare nëpërmjet paraqitjeve me…

Delo.autor

Leave a Comment