Futboll Ligue 1 Sport

YLLI VAZHDON TË HABISË TË GJITHË/ Rabiot i “burgosur” nga klubi i PSG-së, ja kush ndërhyn për zgjidhjen

Çështja “Rabiot” vazhdon të habisë të gjithë, pasi lojtari është “burgosur” nga skuadra e PSG-së. Mesfushori 24-vjeçar refuzoi të rinovojë kontratën me kampionët e Francës, që e kanë pezulluar me arsyen e sjelljes aspak profesionale. Lojtari prej kohësh nuk grumbullohet apo stërvitet me skuadrën, që e ka përjashtuar.

Kjo situatë ka detyruar mamanë e Rabiot, që është njëkohësisht edhe menaxherja e tij, t’i bëjë apel Ministres së Sportit të Francës, Roxana Maracineay, për të zgjidhur këtë ngërç që është krijuar. Ministrja ka zgjedhur të përditshmen franceze “L’Equipe” për t’i kthyer përgjigje.

“Nuk kam pushtetin për të ndërhyrë. Mbi të gjitha nuk mund të bëjmë asgjë për këtë rast kaq specifik. Fakti që jam Ministre e Sportit nuk do të thotë asgjë. Nuk mund të ndërhyj në sportin profesionist dhe në një rast keq të veçantë si ky. Këto janë gjëra që duhet të zgjidhen mes klubit dhe lojtarit, bashkë me familjen dhe me ndërhyrjen e Federatës”, shkruan “L’Equipe”.

Pra, as qeveria nuk mund të ndihmojë Adrien Rabiot, që është i detyruar ta zgjidhë personalisht këtë problem me klubin. Megjithatë, lojtari është duke planifikuar që tani të ardhmen e tij, që me shumë gjasa do të jetë te Barcelona. Gjithsesi, nuk përjashtohet edhe mundësia që të transferohet në Premier League, me Manchester United e Tottenham që e kërkojnë.

Related posts

NISIN POLEMIKAT TEK REAL MADRID/ Mariano Diaz refuzoi t’i jepte Hazard numrin 7, ja arsyeja

Delo.autor

FITORJA E PARË PA PANUCCIN/ Si e pritën lojtarët e Kombëtares: Bravo çuna… (FOTO)

Delo.autor

Akuza për riciklimin e parave të mafias, Gatuzo ngre supet

Isa.Autor

Leave a Comment