Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Gjigandi i Premier League hidhet në sulm për Strakoshën, ja oferta e çmendur

Tottenham Hotspur prej kohësh po ndjek Thoma Strakoshën, i cili shikohet si zëvendësuesi ideal i Hugo Lloris, 32-vjeçari është në perëndim të karrierës.

Mediet në Itali kanë bërë me dije se “Spurs” po mendojnë të gjejnë formulën dhe ofertën e duhur për të bindur presidentin e Lazio, Claudio Lotito.

Sipas “Il Messanggero”, Tottenham e ka ndjekur portierin e Shqipërisë, por po përgatisin një ofertë ndryshe nga ajo e Liverpool, e verës së shkuar që u refuzua nga Lazio. “Reds” ofruan plot 30 milionë euro për 24-vjeçarin shqiptar, por presidenti Lotito e hodhi menjëherë poshtë duke kërkuar 40 milionë.

Strakosha u bë pjesë e akademisë së Lazio në rini të tij dhe që nga viti 2012 ai është pjesë e klubit kryeqytetas, teksa në vitit e fundit ia doli të bëhet portieri i parë, duke ulur në stol Federico Marchettin.

Related posts

COVID-19/ Tronditet klubi i Ligue 1, 4 lojtarë të tjetër me koronavirus

Delo.autor

Sytë nga Roma, Juve-Milan diskutojnë trofeun e parë të sezonit. Formacionet zyrtare

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Shakhtar Donetsk-Manchester City. Rezultati 0-3

Delo.autor

Leave a Comment