Futboll Premier League Sport

ZBULOHET FANELLA E MANCHESTER UNITEDIT/ Tifozët mrekullohen: Në sezonin e ardhshëm do të… (FOTO)

Në vrazhdën e zbulimit të fanellave për sezonin e ardhshëm ka dalë në skenë edhe fanella e parë e Manchester United që do të veshë në ndeshjen që do luajë në “Old Trafford”.

E dizajnuar nga “Adidas”, frymëzimi për këtë fanellë ka ardhur nga ajo e vitit 1999, ku United fitoi Champions League.

E gjithë fanella do të jetë e kuqe, ndërsa logoja e klubit këtë herë do të jetë e zezë. Sponsor edhe sezonin e ardhshëm do të jetë “Chevrolet”, teksa edhe jaka do të ketë një shirit në ngjyrë të zezë.

Kaq! E thjeshtë dhe e bukur.

Sapo është zbuluar fanella, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi nga tifozët e “Djallit” që e kanë pëlqyer tej mase dhe sigurisht që do e blejnë sapo të dalë në treg. Madje disa prej tyre besojnë se kjo fanellë do i sjellë fat ekipit, aq sa që sezonin e ardhshëm do të shpallen kampionë në Premier League.

Related posts

Klopp: E refuzova Manchester Unitedin

Q.Autor

DERBI I LONDRËS/ Chelsea mposht skuadrën e Mourinhos dhe ngjiten në vendin e gjashtë

Delo.autor

“SALAH ËSHTË NJË LOJTAR I MADH”/ Mount: Kjo është mënyra për të mundur Liverpool-in

Delo.autor

Leave a Comment