Futboll Seria A Sport

“LUFTA” E PËRFORCIMEVE TË VERËS/ Juventusi sfidon “Katalanasit” për mbrojtësin golashënues…

Ruben Dias, qendërmbrojtësi 21-vjeçar i Benfica-s, po ndiqet nga Barcelona dhe Juventus.

Bardhezinjtë po punojnë prej kohësh për të siguruar shërbimet e yllit të ri me ndihmën e Jorge Mendes, i cili është menaxheri i tij.

Katalanasit, nga ana tjetër, kanë përgënjeshtruar interesimin për futbollistin, por në javët e fundit disa vëzhgues të Barçës kanë shkuar në Lisbonë për ta parë nga afër.

Dias, kartoni i të cilit vlen rreth 30 milionë euro, ka realizuar 2 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 45 ndeshjet e luajtura në këtë sezon me Benfica-n.

Related posts

Müller: Real Madridi? Gjithkush e di se çfarë ka ndodhur këtu vitin e kaluar

Sadik.Autor

MESSI APO MARADONA? Maradona Jr: Nuk krahasohet “tokësori” me “jashtëtokësorin”…

Delo.autor

Ndjesi të mira/ Salah poston një foto që bën egjiptianët të shpresojnë

Sadik.Autor

Leave a Comment