Champions League Futboll Sport

ZBULOHET PRAPASKENA TEK ATLETICO/ Morata e kishte kategorikisht të mohuar nga Simeone, ja qëllimi kryesor

Duhej të kishte ndezur më shumë sfidën kundër ish-skuadrës së tij. Mes kontingjentit bardhekuq të gjithë zhgënjyen, duke filluar nga Alvaro Morata që rikthehej për të parën herë në stadiumin e Juventus si “ish”.

Sulmuesi spanjoll pati vetëm një shans për të shënuar, në pjesën e parë, kur Bonucci e humbi nga sytë dhe spanjolli me kokë nuk arriti dot të shënjestrojë portën. Më pas zero, Emre Can, Chiellini dhe Bonucci e kanë neutralizuar, duke i mohuar çdo rrezikshmëri.

Ndërkohë, sikurse raporton “Sky Sport” ekzistojnë disa prapaskena që rikthejnë Moratan si protagonist të parandeshjes. Sulmuesi spanjoll kishte shfaqur dëshirën për tu takuar me ish-shokët e skuadrës dhe ata tifozë me të cilët ka ndarë shumë gëzime e emocione, por ka hasur në një ndalesë të prerë nga ana e trajnerit.

Referuar të njëjtit burim, tekniku i Atletico Madrid, Diego Pablo Simeone i ka kërkuar Moratas që të limitojë maksimalisht fotot, përshëndetjet dhe gjithçka tjetër, që një ditë para ndeshjes ndaj Juventus. Kjo me qëllim përqendrimin maksimal të spanjollit dhe evitimin e çdo shpërqendrimi.

“Cholo” synonte që bomberi i tij të mendonte vetëm për ndeshjen, që të shënonte dhe të kalonte turin. Një strategji që gjithsesi nuk funksionoi aspak, me Atletico Madrid, Simeonen dhe Moratan të eliminuar nga Champions League.

Related posts

Asensio drejt largimit nga Reali, tre oferta nga klubet e mëdha në tavolinë

Q.Autor

Spanjollët bëjnë golat, Bayerni merr fitoren

Sadik.Autor

ELEMINIMI NGA CHAMPIONS/ Tifozët e Interit tallen me Spallettin. E bëjnë të duket si… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment