Futboll Sport

BAST I GUXIMSHËM TEK ANGLIA/ Ja çfarë do të bëjnë futbollistët e “Tre Luanëve” nëse fitojnë “EURO 2020″…

Yjet e Anglisë kanë premtuar se do të kopjojnë modelin e flokëve të Fill Fodenit, i frymëzuar nga Pol Gaskoin 25 vite më parë, nëse do të fitojnë Europianin.

21- vjeçari është krahasuar me legjendën e “Tre Luanëve” kur ai i stiloi dhe leu flokët biond-platin përpara nisjes së “Euro 2020”. Pas ndeshjes së parë kundër Kroacisë, sulmuesi i Mançester Sitit u shfaq me të njëjtën pamje edhe në barazimin kundër Skocisë. Tani Foden zbulon se e gjithë skuadra e Anglisë do ta kopjojë modelin e tij të flokëve nëse ata i japin fund pritjes 55-vjeçare për të fituar trofeun e parë pas Botërorit të 1966-ës.

“I thashë skuadrës se nëse fitojmë, atëherë ata duhet të presin të njëjtin model flokësh si unë dhe të gjithë ranë dakord. Shpresojmë të fitojmë për t’i parë të gjithë ashtu. Rumania e ka bërë diçka të tillë dhe mendoj se do të ishte argëtuese ta bënim edhe ne.

Për të qenë i sinqertë, unë vendosa që të bëj një ndryshim në pamje dhe ia kërkova berberit dhe më ka pëlqyer që atëherë. Bëra një tjetër prerje një ditë më parë për ta çelur pak”, tha Foden për “TalkSPORT”.

Për Anglinë kjo do të ishte hera e parë që e gjithë skuadra do të bëhej bionde. Rumania mundi Anglinë e Glen Hodëllit në Botërorin “Francë 1998” në fazën e grupeve dhe ata e festuan triumfin duke i lyer flokët të gjithë biondë. E bënë këtë për t’u sjellë fat, por në raundin e ardhshëm u eliminuan nga Kroacia.

Related posts

Drejtori sportiv i Interit me mision drejt Londrës, takon mesfushorin e Tottenham

Sadik.Autor

NGA BARE TEK SOKOL CIKALLESHI/ Ja 5 futbollistët rrezikojnë sfidën ndaj Francës

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Dy tenistët nuk i ndal asgjë, luajnë në fushën e përmbytur nga uji (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment