Futboll Sport

ZBULON FITUESIN E CHAMPIONSIT/ Courtois: Ja skuadra që do të ngrejë kupën…

Thibaut Courtois, portieri belg i Real Madrid, ka dhënë një intervistë të gjatë dhe interesante për “El Transitor”. Ish-portieri i Atletico Madrid-it dhe Chelsea-t ka folur për tema të rëndësishme: nga merkato, me shokun e kombëtares Eden Hazard që është një nga objektivat e “Los Blancos”, te Champions League dhe idhujt e tij.

FËMIJËRIA – “E kam nënshkruar kontratën e parë kur kam qenë 18 vjeç. Në Belgjikë ndiqet shumë Spanja dhe në fëmijëri kam qenë tifoz me Real Madrid për shkak të Iker Casillas. Ishte një nga idhujt e mi, ashtu si Buffon dhe Van der Sar. Si ndihem tani te Real-i? Ka më shumë presion se në klubet e tjerë, sigurisht më shumë se tek Atletico. Gjithsesi, nuk mund të bëhen krahasime”.

MERKATO DHE REAL – Shoku i tij i kombëtares, Eden Hazard, mund t’i bashkohet këtë verë në “Bernabeu”. “Nëse do të donte të vinte te Real-i? Po, do t’i pëlqente”. Portieri ka folur edhe në lidhje me shokët aktualë të skuadrës, veçanërisht Bale: “Kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Besoj se është një nga miqtë më të mirë që kam në skuadër. Flasim anglisht, por edhe spanjisht. Gjithsesi, kam shumë miq te Real-i: Carvajal, Ceballos, Brahim, Reguilón, Isco, Asensio. Cili më ka befasuar më shumë? Modric”.

CHAMPIONS –Pasi Ajax-i  eliminoi Real-in nga kompeticioni, Courtois shpreson që të jenë pikërisht holandezët fituesit e Champions League: “Cili ekip do të doja të fitonte? Ajax-i”. Në fund, i pyetur se kush është më i mirë mes Messi-t dhe Ronaldo-s, Courtois ka thënë: “Të dy. Janë sulmuesit më të mirë në botë”.

Related posts

NUK DO RIKTHIMIN TEK KLUBI “BARDHEBLU”/ Sulmuesi Ngoo”Shpërthen”: Tek Tirana ushqejnë k*rvat me…

Delo.autor

DO TË NDESHEJ PËR TITULLIN/ Florian Marku njofton shtyrjen e duelit ndaj luftëtarit rumun. Ja arsyeja…

Delo.autor

PORTIERI MË I MIRË I VITIT/ FIFA zbulon TRE finalistët: Neuer, Oblak dhe…

F.autor

Leave a Comment