Futboll Sport

E FUNDIT/ Finalja e parë e Conference League do të luhet në “Air Albania”

Për herë të parë në histori Tirana dhe Shqipëria futet në hartën e zhvillimit të aktiviteteve më të mëdha europiane të futbollit. Edicioni i parë i Konferencës së Ligës që do të startojë vitin tjetër, përkrah Champions Leagues dhe Europa Leagues, do të luajë finalen e madhe në Tiranë, në “Air Albania” Stadium – njofton Top Channel.

“Stadiumi ynë kombëtar ishte kandidat për zhvillimin e Superkupës së Europës, sëbashku me Belfastin dhe Helsinkin, por në fund u arrit një konsensus dhe si rrjedhojë “Air Albania Stadium” përfitoi finalen e këtij kompeticioni i cili shumë shpejt do të shndërrohet në aktivitetin kryesor europian edhe për klubet Shqiptare.

Ditën e enjte komiteti ekzekutiv i UEFA-s pritet të zyrtarizojë Tiranën si vendin pritës të finales së madhe, një arritje kjo edhe në sajë të lobimit të presidentit të FSHF-s Armand Duka i cili prej mëse dy vitesh është pjesë e organit vendimmarrës të qeverisë europian të futbollit.

Zhvillimi i një finale të tillë sigurisht që përkthehet në shumë përftime për vendin jo vetëm në aspektin sportiv”.

Related posts

I PANGOPUR/ Guardiola kërkon PERFEKSIONIN: Pakënaqësia ndaj lojtarëve kthehet në…

Isa.Autor

PEZULLIMI I SPALLETTIT/ Ja vendimi PËRFUNDIMTAR për trajnerin ZIKALTËR

Isa.Autor

NDESHJA NDAJ BAYERN NË CHAMPIONS/ Atletico merr përgjigjet e analizave për COVID-19, Suarez rezulton…

Delo.autor

Leave a Comment