Futboll Seria A Sport

ZBULON INTERIN E VITIT 2016/ De Boer: Kisha një grup të kalbur, por klubi nuk…

“Një grup i kalbur”, me këto fjalë e shpjegon Frank De Boer Interin e vitit 2016, kohë kur ishte trajner i zikaltërve, pasi mori vendin e Mancinit. Aktualisht trajneri holandez ndodhet në Amerikë, duke drejtuar ekipin e Atlanta United në MLS.

Revolucioni i munguar – Doja të bëja ndryshme në strukturë dhe kulturë, sepse klubi nuk kishte fituar asgjë prej shumë kohësh. U fokusova vetëm tek kjo, dëshiroja të punoja me lojtarët.

Holandezi nuk i ndal akuzat ndaj klubit zikaltër,“Kisha një grup të kalbur, por klubi nuk më lejoi që të përjashtoja disa lojtarë. Duhet të kisha kërkuar më shumë në këtë drejtim. Nëse doni të bëni ndryshime, duhet t’i bëni gjërat në fillim. Ndoshta doja të isha mik me të gjithë.

De Boer u ndal të flasë edhe për eksperiencën negative me Crystal Palace, e cila zgjati vetëm 77 ditë. Ai e shpjegoi të gjithë dështimin si pasojë  e ndërhyrjeve të presidentit, teksa tha se kjo gjë nuk i ndodh tek Atlanta United dhe tani punon i qetë.

Related posts

“EURO 2020″/ E pabesueshme, sulmuesi Schick realizon golin e “nockaut-it” ndaj Holandës (VIDEO)

Delo.autor

GRAND SLAM “US OPEN”/ Tenistët Djokovic dhe Roger Federer e nisin me fitore

Delo.autor

FENOMENAL CR7/ Mbetet lideri i “Los Blancos” për 2018 dhe i dyti tek Juventus në 4 muaj

Delo.autor

Leave a Comment