Futboll Sport

ZBULON NJË EPISOD NGA JETA E TIJ/ Van Vijk: Pashë vdekjen me sy, mendoja vetëm se si…

Virgil Van Dijk është një nga mbrojtësit më të fortë në botë. I ardhur te Liverpool në janar të 2018-ës, duke vendosur rekordin e mbrojtësit më të shtrenjtë (u pagua 80 milionë euro), holandezi ka folur sot për karrierën e tij.

Nga Holanda, ku ndodhet i grumbulluar me kombëtaren, në prag të ndeshjes me Gjermaninë (ditën e hënë), mbrojtësi 28-vjeçar ka kujtuar një episod kur ka qenë 17 vjeç. asokohe luante me Groningen.

“Për herë të parë në jetën time futbolli nuk ka patur asnjë kuptim. Pashë vdekjen në sy. Mendoja vetëm se si të isha ende gjallë. Unë dhe nëna ime u lutëm shumë te Zoti dhe mendonim shumë skenarë për të ardhmen”, thotë Van Dijk.

“Asokohe firmosa edhe një dokument, që shprehte vullnetin tim. Ia lija mamasë time të gjitha paratë që kisha grumbulluar nëse do të vdisja në spital. Askush nuk donte të mendonte për këtë opsion, por ishte një gjë që duhej bërë”, tha mbrojtësi holandez.

Më tej, ai shton: “Më kujtohet kur isha i shtrirë në krevatin e spitalit. Shihja vetëm fije dhe tuba në trupin tim. Ishte sikur nuk funksiononte asgjë. Nuk isha në gjendje të bëja asgjë. Një kujtim shumë i keq, më i shëmtuari i jetës time”.

Related posts

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Perez përgatit ofertën e “çmendur” për yllin e Serisë A…

Delo.autor

Newcastle pret Manchester Cityn, kërkon një fitore që mungon prej 12 vitesh

Q.Autor

RISI NË FUTBOLLIN ITALIAN/ Zbulohet orari kur do luhen ndeshjet e javës së parë në Serie A

Isa.Autor

Leave a Comment