Futboll Kombëtarja Sport

E BËRI ËNDRRËN REALITET ME KOMBËTAREN/ De Biasi zbulon ekipin që refuzoi kur ishte trajner i Shqipërisë, ja deklarata

Trajneri Gianni De Biasi mbetet trajneri më i suksesshëm i Shqipërisë. Kualifikimi në “Euro2016” ishte një ëndërr e kthyer në realitet dhe tekniku italian arriti të na dhuronte emocione të forta. Kombëtarja jonë ishte kthyer në një nga ekipet më simpatike të Europës, cinike deri në palcë dhe një bunker i vështirë për t’u çarë dhe nga ekipet me sulmin më të fortë.

Në kohën kur ishte në krye të pankinës tonë, De Biasi u kthye në monoton, pasi në konferencat për shtyp më shumë fliste për ofertat që kishte marrë nga skuadrat e tjera, se sa për ecurinë e ekipit. Në një intervistë “La Gazzetta Dello Sport”, ai ka treguar dhe njëherë se ka refuzuar ekipin e Palermos në kohën që ishte në krye të kombëtares sonë.

“Herën e parë që më ka kontaktuar Zamparini ishte në Seria A kur vendosi të largonte De Zerbin. Isha në kontratë me Shqipërinë. Oferta më joshi, por nuk mund ta pranoja”, – tregoi De Biasi. Ky i fundit duket i joshur nga një rikthim në Shqipëri në krye të kombëtares tonë. Largimi nga kuqezinjtë nuk ka sjellë shumë në karrierën e tij përveçse një aventurë të dështuar me Deportivo Alavesin në Spanjë.

Related posts

Shqipëria luan me Izraelin/ Një vizitor special ndjek kuqezinjtë në stadium

Isa.Autor

SONDAZHI/ Tifozët e Realit zgjedhin trajnerin e ardhshëm mes treshes Mourinho-Allegri-Raul

F.autor

FUTBOLLISTI MALIQI PËRFUNDOI NË SPITAL ME NOFULL Të THYER/ Reagon Këlcyra: Është zhvilluar një ndeshje… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment